Credit Car 2 kapen 10 mjete luksoze te vjedhura

TIRAN- Dhjete makina luksoze te vjedhura jashte vendit dhe qe perdoreshin ne Shqiperi jane sekuestruar nga policia gjate diteve te fundit. Madje nje pjese e makinave te bllokuara kishin marre edhe targa shqiptare duke u legalizuar nga autoritetet e transportit rrugor. Bllokimi i makinave eshte kryer gjate operacionit te koduar Credit Car 2. Policia tha se mashtrimet financiare qendronin ne faktin se mjetet jane denoncuar te humbura apo te vjedhura nga poseduesit e tyre ndersa ata me pare i kishte marre ato duke i blere me kredi. Ne disa raste te tjera makinat ishin marre me qira dhe pasi shiteshin ne Shqiperi denoncoheshin si te vjedhura tek autoritetet perkatese duke perfituar nepermjet mashtrimit nga demshperblimet e siguracioneve. Operacioni sipas policise nisi dy jacve me pare dhe eshte kryer me nismen dhe drejtimin e qendres SECI me seli ne Bukuresht Rumani. Ne kete operacion u perfshine vende te Evropes Juglindore dhe anetare te kesaj qendre nderkombetare perkatesisht strukturave te policive prokurorive doganave te ketyre vendeve etj.
Mjetet e vjedhura
Nga verifikimet e kryera permes sistemit te te Interpolit autoriteteve doganore dhe atyre te Transportit Rrugor jane zbuluari si te vjedhura dhe qe kane hyre ne Shqiperi ne total 10 automjete. Sipas te dhenave te policise te publikuara dje tre nga keto automjete jane konstatuar ne qarkun e Durresit tre automjete ne Qarkun e Lezhes dy automjete ne qarkun e Elbasanit nje autoveture ne qarkun e Korces dhe nje e tille ne Vlore. Ne shumicen e rasteve mjetet e trafikuara dhe te targuara ne Shqiperi ishin te markave Mercedez- Benz por edhe Porsche Cayene apo BMW X5 etj. Nga hetimet e kryera policia ka konstatuar se keto mjete pas verifikimeve kane rezultuar te vjedhura ne vende te rajonit dhe ne vende te BE-se si ne Itali pese automjete ne Austri nje automjet ne Serbi nje automjet dhe ne Bullgari dy automjete. Policia tha ne deklaraten e saj se per kryerjen e ketij operacioni forcat e policise kishin verifikuar 1 085 automjete ne akse te ndryshme rrugore ne qytete apo ne rruge kombetare
Automjetet e sekuestruara nga policia
BMW X5 me targa TR 5255 N i vjedhur ne Austri me 25 gusht 2005
Porsche Cayenne me targa DX 938 DR i vjedhur me 12mars 2010 ne Itali
Mercedes Benz ML 320 me targa DP 530 MH i vjedhur ne Itali me 12 nentor 2009
Mercedes Benz me targa AA 928 AA i vjedhur ne Itali me 18 shkurt 2011
Mercedes Benz C 220 CDI me targe AA 697 AG i vjedhur ne Itali me 15mars 2011
Audi Q5 me targe IBH i vjedhur ne Greqi me date 10 maj 2010
Mercedes Benz me targe MR 2361 A i vjedhur ne Serbi me date 17 janar 2007
- automjeti tip Volkswagen me targe PG005A i cili rezulton i vjedhur ne Bullgari.
- automjeti tip Volkswagen me targe PG097A i cili rezulton i vjedhur ne Bullgari.
- automjeti kamion tip IVECO Magirus me targe EX 595 BE i cili rezulton i vjedhur ne Itali me date 21.07.2010.
Veturat e sekuestruara sipas qarqeve
3 automjete ne qarkun e Durresit
3 automjete ne Qarkun e Lezhes
2 automjete ne qarkun e Elbasanit
1 automjet ne qarkun e Korces
1 automjet ne qarkun e Vlores