E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pikturoj per zemren dhe jo per gjendrat

style=positionrelativez-index2>

Violeta Murati

Ne katin e pare te Galerise se Arteve ne sallen e madhe prej 12 majit ndodhen te ekspozuara punet e fundit te Ali Osekut. shte e para ekspozite personale qe Oseku prezanton ne kete institucion shteteror. Pas dyerve prej xhami drita e ekspozites ndodh rralle te jete aq rrezatuese ne nje hapesire fluide qe krijon atmosfera e pikturave dimensionale te Osekut. Jane 21 pune vaj ne kanavace ku piktori ka levizur nuancat e ngjyrave por jo hapesiren.

Ka shume interpretime mbi boshllekun e Osekut por piktori e vendos si gjendje. shte liria fryma shpirterorja me te cilat punet e hapesires ngjizen me njera-tjetren. fare ka levizur si emocion si ndijim tek piktori ende ruajne gjurme shenje jo vetem tek ideja e ikjes braktisjes permes hapesires por dhe ne emocionet e perditshme me te cilat piktori perballet dhe e kthejne ne studion e tij. Pas 90-s merr intensitet kjo krijimtari duke mberritur ne peizazhin abstrakt ku vete piktori pohon eksperimentin e tij si lidhet kjo me natyren ku imagjinata mbetet forma me e paprekshme e krijuesit ne liri. Kete jave mbyllet ekspozita e Osekut duke marre ne intervisten e meposhtme raportet qe ndajne nje piktor nga korniza dhe klishete qe e mbysin intelektin. A eshte ky piktor perfaqesues i kesaj kohe

Ekspoziten shume e orientojne te ideja e boshllekut ose te ideja e gje-se ne asgje brenda piktures suaj. Nuk jam me kete ide ka nje lloj hapesire qe te nenkupton ikjen...

Jam me idene qe piktori nuk orienton publikun. Shikuesi e gjen vete e lexon menjehere piktorin. shte si puna e librit me 500 faqe qe e lexon dhe thua me pelqeu ose sme pelqeu.

Fillesa e piktures sime eshte peizazhi. Lexoj poezi me pelqen muzika letersia filozofia... te gjitha nje artist i zgjedh nga natyra. Natyra nuk eshte e ngrire. Ajo leviz eshte e mistershme ashtu si dhe arti. Ne kuptimin poetik te fjales. Dikush shprehet me fjale dikush me ngjyre nje tjeter me tingull. Jam nga ata artiste piktore qe punoj cdo dite. Per mua kjo eshte e rendesishme. Dhe nuk qenka e kollajte me qene konsekuent.

Artistit i bejne te gjitha gjerat pershtypje e bukura peizazhi qielli atmosfera era ujerat... i pelqen njeriu dhe vepra sido qe te jete behet njerezore. eshte mendimi per mua

Mendimi eshte fillestar eshte nje shkak per te bere pikturen. Kur mbaron vepra mbaron mendimi - thote Ana Harend. Lenda kur behet substance behet hyjnore. Keshtu eshte fryma eshte shpirterore. Per mua ka shume rendesi te kete emocion mbi vepren e artit. Edhe filozofia ka nevoje te behet proze poetike. Une synoj te kualifikoj veten time deri ne ekstrem. Te permiresoj vlerat e piktures. Ideja eshte se e kam artin brenda si ta nxjerr jashte

Ne kete sens punet tuaja kane ardhur si ngopje e mendimit

Ajo vjen shume natyrshem. Artisti kur krijon perdite krijon pervojat e veta. Jam me idene e produktit sic thote Oscar Wilde rendesi ka produkti realizmi eshte nje tmerr. Une punoj cdo dite kjo eshte e rendesishme. Piktori ka fatin se ato qe ndien idete dhe emocionet i ve ne telajo dhe kur i ve ne telajo shijohet. Dikush thote se me pikturen merr kenaqesi fizike dhe intelektuale. Artisti nuk ka pushim. Verej se punoj me shume tension por nuk merzitem kur ajo nuk del mire. Ti perpiqesh vazhdimisht se ceshte ajo ide qe ti perpiqesh ta besh pikturen e mire dhe te mos dale e mire Kjo eshte pervoje ke cfare zgjedh. Piktura ka nevoje te fleje pak edhe ne studio.

Ideja eshte se cfare eshte juaja personale

Natyra eshte e mistershme si thote Nicja kur e pyesin kush eshte me e bukur arti apo natyra arti thote se artisti perzgjedh Ne mesojme te bejme idete tona. Kjo krijon eksperience une mesoj studioj pelqej muziken baletin kam ikur jashte shtetit etj. E kuptoj kush eshte arti i bukur dhe kjo eshte kenaqesia thjesht duke marre. Per artistin kjo eshte kenaqesi kur mbaron vepra eshte e te tjereve Por ne pyetjen se ceshte e jotja them se bukuria qendron ne te kuptuarit cfare te ka dhene Perendia ty ceshte jotja personale. Kur takoi Getja Bethovenin i tha se kishte tri gjera qe i duhen nje artisti perqendrimin energjine dhe sinqeritetin. Mencuria quhet pasuri sepse nuk ka artiste qe te mos kete sensibilitet te mencur. eshte intuita shte inteligjence. Pra artisti rreket te punoje. Kujtoj tregimet arabe fantastike po ju pershkruaj nje rast Kur njeri donte te mesonte shkrimin arab mori nje mjeshter afer. Ky mjeshter i tha Kur rrekesh shume lodhesh shume ka respekt pena letra dhe boja. Une vleresoj artistet qe punojne. Dashje pa dashje ne gjenin tim si gjyshi gjyshja nena babai... keto jane dhurata qe me ka dhene mua. Familja mi ka dhene dhuratat. Une besoj tek familja. Por ke dhe nje gje personale qe eshte e pashpjegueshme ne krahasim me vellezerit dhe motrat. Normalisht e pashpjegueshme eshte terheqja per artin ndijimi. Kjo eshte personale jotja.

fare dallon tek personalja qe e shtrydh e nxjerr pas idese

Une dua te jete e mire. Kur pyesin ceshte piktura them se eshte e mire dhe e bukur. Nuk kalon ne banalitet. U them studenteve Keto lageshtira keto rremujat keto balterat pislleqet pluherat... dua te largohem nga keto nga kjo me nxjerr nje shpirt tjeter qe nganjehere e bej mitik kozmik...

Shkoni te hapesira ceshte per ju

Per mua hapesira eshte te qenit i lire. Duke ardhur ne kete moment ku jam une ato lirohen. Tani ne kete moshe dua te jap dashuri. Kush dashuron ka rendesi. Ne dashurojme qiellin njerezit pemet stinet ujerat... ne marrim ngjyrat e bukura i vendosim ne telajo. Por ne na bejne pershtypje te gjitha gjera nga ana tjeter dua qe keto gjera mos te me prishin humorin nostalgjine frymezimet e mia. Artistet nuk mund te merren me gjera banale. Une keshtu preferoj.

Kjo eshte bota e pertejme sipas jush

Patjeter. Une dua te prek nje gje tjeter Heideger ka nje gje te bukur per nje poet gjerman kur thote se atij i pelqen era qielli dhe uji. Nuk me pelqen toka. Se behet e ngurte. Perpiqet te qendroj mes qiellit e tokes. Nganjehere piktura ime nuk ka horizont eshte pa percaktim domethene eshte fluide. Dhe kjo gje nuk behet me koncept por vjen natyrshem brenda meje. Nganjehere vjen e pashpjegueshme.

Si ka ardhur Ali Oseku deri ne kete ekspozite

Si kam ardhur Kam ardhur duke kerkuar me rri mire apo jo xhaketa. Kur jane ne magazine te gjitha me duken njesoj kur vesh ndonje prej tyre fillojne e me ngjajne mua

Kur ka ndodhur shnderrimi i procesit krijues si u ndodhet ne hapesire

Ne kemi bere nje shkolle realiste. Mbas 90-s fillova te beja pikture abstrakte. Por brenda kesaj abstrakteje u dallonte nje lloj peizazhi. Peizazh abstrakt. Tani i lirova detyrat i hoqa. U largova nga disa gjera te teperta drejt me te thjeshtes. shte si puna e historise se nje romani qe ka uje shume. U mundova ta shkarkoj mendimin te jete sa me i thjeshte.

Kjo eshte kerkese pavaresisht sa realizohet. Realizmin e pres nga te tjeret. Mendoj se nje artist koshient e di cfare ben por ama pret si e shohin pikturen e tij koleget dhe publiku. Per kete jam shume i vemendshem. Nuk kam deshire te flas per pikturen time me teper jam degjues cfare mendojne per pikturen time si reagojne perpara saj. Kjo eshte shume e rendesishme per te prekur me pikturen time. Detyra e nje piktori eshte per ta sjelle fjalen e tij nga studio e me pas te degjoje cthone thone te tjeret.

Mbas rrugetimit te stilit ekspresionist abstraksionist impresionist e shume fjale te tjera me te cilat te kane etiketuar...

...Brenda ketyre bej rrugetimin me ato piktura qe sheh. I talentuari meson nga gjenite. Une pelqej te gjitha llojet e piktures. E ndjek skulpturen. Ndjej muziken madje nuk arrij ta ndjek aq shume por me frymezon. Pra jane brenda muzika poezia dhe mendimi...Ka shume ane emocionale. Nese te ngacmon emocionalisht kjo gje. Jam me idene qe e thote shume bukur Folkner me 52 kur ka marre cmimin Nobel Po vij ketu te flas se do vijne te tjere me pas dhe i porosis qe te shkruajne per zemren dhe jo per gjendrat. Pra artisti zgjedh momentet nuk eshte banal eshte shume shpirteror. Keshtu eshte fryma.

eshte kjo lloj fryme qe ju e permendni aq shpesh eshte fjala per besimin

Jam me idene se shyqyr qe eshte shpikur nje gje e bukur kaq madhore sa fryma. Njeriu ka nevoje te besoje ne dicka qe eshte e pakapshme fluide. Pra ka nje besim ka ku mbeshtetet. Jam dakord per fete me idene per tu rifreskuar relaksuar medituar...kur ai injoranti i beson shtetit per gjithcka duke e lidhur me idene e marksizmit. Besimi krijon ekuilibrin e madh tek njeriu keshtu qe edhe piktura ime ka kete sensin e ekuilibrit. Per mua rendesi ka qe merrem me artin te tjerat pastaj le te diskutohen.

Gjithnje ka nje perpjekje per te gjetur nje shteg qe i atribuohet stilit talentit dhuntise...

Kjo eshte cfare percjell piktura kur je perpara saj me te metat dhe te mirat e tua. shte si puna e shembelltyres se femijes mendimi qe vjen mbi te. Ndjesia e femijes eshte transparente eshte engjellore. Si thone buzeqeshja e femijes eshte e pakrahasueshme.

Une jam familjar. Por eshte gruaja qe me jep shansin te merrem me pikture te lexoj... Abuzoj tek gruaja ne kete sens. Per mua gruaja eshte shume e rendesishme.

Gruaja eshte kjo pafundesia qe me krijon mua. Ajo nuk rri me mua kur pikturoj por e mbeshtes thellesisht per vlerat qe ka ajo. Por nje grua e mencur e merr vesh burrin se kush eshte. Pra brenda meje eshte gjithe jeta ime si jetoj une si ha une si rri... Kjo eshte nje pasuri gjenetike une thjesht kam kontribuar.

Pavaresisht se punet jane hapesire ju here pas here e beni ndarjen disa pune nuk e shmangin si domosdoshmeri nje vije si kufi...

Une kam deshire te merrem me natyren dhe te merrem shume me modelin. E dua modelin. Kam deshire te punoj edhe figurativisht. I le vetes pozicionin qe te jem i vertete. A jam i vertete ne cdo gje qe prek Kjo eshte me rendesi per mua per te marre nje pergjigje. Edhe me perpara kam punuar portrete peizazhe etj. te gjitha. Tani kam ardhur tek kjo gje hapesire.

E kaluara gjithnje shfaqet ne te sotmen si sindrome traume nostalgji emocion... sa vazhdojne te jene brenda jush keto si keni mberritur tek clirimi

Absolutisht vazhdojne te jene brenda. Dua te harroj ate gje por kjo mbetet brenda nesh keshtu dhe ne subkoshiencen e artistit. Por kjo e kaluar nuk dua qe te me prishe pune. Nuk dua te jem hakmarres. Ai qe ka kaluar vuajtje nuk do qe te vuaje edhe tjetri. Une e quaj pikturen si ilac qe mjekon. Keshtu e ka poezia muzika teatri te gjitha llojet e artit. Sigurisht qe keto te frymezojne te shkaktojne emocione te brendshme.

Me cilat ngjyra vjen gjendja shpirterore

Piktori i prek te gjitha ngjyrat sipas emocionit sipas ideve. Une ngahere dal si me te bardhe te verdhe jeshile pikturoj qiellin. Ka pasur periudhe qe beja shiun. Artisti vete zhvillohet ne ate cfare i ben pershtypje gjithmone behet shkak dicka dhe krijimi vazhdon.

Pas hapesirave te piktures suaj pyetja eshte per ngjyrat... si eshte jeta brenda tyre

shte brenda. shte e natyrshme. Artist ngulmon te nxjerre ate qe ka brenda. Madje dikush thote se mjeshtri nuk meson nxenesin por i tregon ato qe di. Nje profesor thoshte qe ne jemi si lopa qe hame dhe pertypim. Brenda artistit jane te gjitha keto momente. Prandaj ai fillon sqaron gjithe kohes gjendjet. Artisti eshte shume njohes. Po ceshte fantazia Ato qe ke pare hyjne te gjitha ne memorie... nje qiell i fuqishem nje det i fuqishem Edhe romani me i mire ka pjeset e stuhishme. Kjo eshte jetesore.

Pse i keni zhdukur njerezit nga piktura

shte shume veshtire te nderhysh tek piktura dy here. Njeriu nganjehere eshte i pranishem aty brenda. shte njerezor nuk eshte i stisur. Mundohem qe ai te jete i vertete. Kjo eshte e verteta e Ali Osekut. Mendoj se nuk jam vete i stisur po ashtu dhe piktura ime. Kualiteti eshte gje tjeter diskutohet edhe mbas 100 vjetesh. Kjo eshte e bukura e artit.

fare beson tek njeriu se mbetet edhe pse nuk e ke prezent thoni qe eshte i pranishem

Mund te mendoj se jam me i mire jemi me te mire. Por nuk jemi vetem ne. Dhe sido qe te jete jeta ia vlen per ta jetuar. Une besoj nuk jam dyshues. Kjo eshte shume e rendesishme per njeriun te besoje. Me perpara kane besuar tek guri te sendet... Une nuk shpall gjera. Ndersa tani besoj tek profetet si Muhamedi qe thote Une nuk shpall gjera por perseris profetet e pare. Nuk jam me idene e sfidave por e riciklimit te gjerave ato me frymezojne mua. Qe nga klasiket e deri tani komunikimi ka qene perhere. Nese pelqej nje tregim apo poezi kineze indiane japoneze franceze etj. komunikimi tani eshte bere me i shpejte.

Ne kete mjedis eshte e veshtire te zgjedhesh pasi informacionet vijne pa fund. Mendoj se ardhja eshte ne nje kohe vlerash. A kam perfaqesuar kohen Lajmetaret kane qene te kohes kjo ka qene mendja. Kjo mbetet tek njeriu tek i cili besoj.

Me intuite njeriu kerkon permes asaj qe nxjerr si produkt. Ju jeni aktiv keto vite me ekspozita personale dhe grup. Tani ne kete moment kerkimet tuaja me cilen faze te krijimtarise suaj perkojne cfare jeni duke kerkuar

Po mesoj ta thelloj vepren. Ky eshte motivi i nje artisti te thellohet. Te mos jete i siperfaqshem te mos kenaqet me pak. Mu desh me kete ekspozite te punoj pak gjate ndersa tani dua te qendroj te mendoj. Te reflektoj. Nje shkrimtar thote lexon 500 libra nxjerr mijera shenime dhe nxjerr 120 faqe. Artisti ka karakter. shte detyre e artistit te thellohet. fare realizon eshte gje tjeter.

Atehere cfare e shtyn nje krijues te shkoje ne brendi te qenies

E pafundmja e mistershmja mistikja poetikja. Te merret me esencen e qenies. Nicja thote se kur vjen nje moshe e madhe duhet shume energji te flasesh te thuash gjera fjale te reja. E rendesishme eshte qe artisti te merret me artin.

Ku e kerkoni pafundesine...

Te te gjitha ngjyrat materialet qe ve substancen qe krijoj...

fare ka qene e panjohur per ju deri tani

Ka shume te panjohura. Prandaj eshte kaq interesante arti. Artisti ka gjuhen e tij prandaj eshte bukur. Nuk ka ndonje shpjegim per kete.

Si arrini tek thelbi

Kjo me shtyn te shkoj ne studio kjo eshte e bukura perpjekja e vazhdueshme per te arritur tek thelbi per te kapur te panjohuren. Ky eshte artisti nje usta i mire qe shkon perdite ne studio. Nese ka vlera behet artist. Une shkoj ne studio kam lene nje pikture varur dhe e di qe puna vazhdon mbi te... Dhe tabloja sikur mbyllet vete ky eshte momenti qe i afrohesh atij thelbi derisa vjen koha tjeter me tej mbi nje telajo tjeter... Dhe ti vazhdimisht kerkon

A besoni se imagjinata e njeriut nuk ka fund

Patjeter cfare ti sheh shkojne ne memorie. fare e ngacmon me shume imagjinaten time eshte fjala e mencur emocioni tingulli poezia... Nese nuk shpik dicka varet si e thua. Asnje i madh nuk mendon se kush vjen pas por ama imagjinata vazhdon edhe nga artisti ne artist nga nje kohe ne tjetren.

Ne momentin qe kjo imagjinate ne rastin e piktures mberthehet nga nje kornize cfare ndikimi ka ne psikozen tuaj si piktor i hapesires

Kornizen e kam problem. Sikur ma burgos pikturen. Normalisht piktura do kornize se behet konvencion pastaj. Por nje kornize nuk duhet ti prishe pune piktures. Korniza duhet ta shoqeroje pikturen. Nje pikture shihet kjo edhe tek piktoret e medhenj hyn ne histori bashke me kornizen.

Kur nje piktor merr koncentrat nga natyra imagjinata ne kete rast e censuron frymezimin mendimin

Artisti zgjedh zgjedh... Bukuria eshte te jesh i lire. Intelektualet e vertete jane te lire. Piktori ne kete kuader duhet te jete sa me njohes dhe ti pastaj zgjedh. Pra artisti i mencur zgjedh nga natyra nga mendimi frymezimi imagjinata. Nganjehere ideja iken para realizmit. Prandaj shpesh diskutojme per rezistencen e vlerave edhe pas 100 vjetesh. Bukuria per mua eshte se merrem me pikturen dhe nuk hyj ne gare me asnje person.

Ajo qe pelqeni eshte e bukur ceshte e bukura nga ky kontekst per ju

E bukura eshte e mira dhe anasjelltas. Gjerat banale nuk me pelqejne ne vetvete. Dostojevski thote se realja eshte me fantastike se fantastikja. Gjithe pyetja qendron nese me pelqen edhe mua Kur lexoj nga personalitetet une mesoj me cfare me njohin mua ata cfare perzgjedh cfare me zgjojne tek une. Nuk ka qene e rastesishme qe shpesh piktori dhe poeti ishin bashke ne nje.

Gjate gjithe kohes nuk e ndani pikturen nga poezia muzika dhe libri ceshte kjo marredhenie te ju

Ka aq gjera te bukura ne bote per te cilat jane mundur personalitete te pafund te cilet une dua ti rrok. Keta jane miqte. Ka nje thenie te bukur Bahu kur princat porosisnin pune tek ai I kam te gjitha si femijet. Kam lexuar shume kam degjuar shume muzike dhe autoret e tyre me te mire me frymezojne por mendoj se i frymezon te gjithe. Bukuria eshte si i ndien keto personalitete te librit muzikes piktures etj. Shkalla e perceptimit dhe e ndijimeve per keto personalitete boterore eshte e rendesishme. Vetem artisti nuk mund te burgoset i del fantazia jashte bunkerit. Vazhdimisht perpiqem ta pastroj veten ta iluminoj. Une patjeter qe e njoh jeten se kam bere edhe burg por nuk merrem me gjera te rendomta. Nje artist duhet te punoje per te vertetat e veta qe te reflektojne edhe te tjeret. Kam edhe miq kolege qe i ndjek dhe te gjithe dashje pa dashje hyjne brenda vepres sime krijojne marredhenie me qenien time.

Gjithe rezultati i kesaj eshte dhe konsumi i vepres cfare ndodh me vepren tende

Bashke me koleget e mi jemi ca burra te cmendur. Nje filozof thote se kur merresh me mendimin harron parate. Arti do mbeshtetur. Mendoj se Shqiperia ka nje klime simpatike ka natyre te larmishme. Artistet duhen perkrahur. Ketu jane me talente qe ndihmon dhe natyra jone ketu behen te gjitha lule pemet bimesia eshte e gjalle... pra kemi klime fantastike dhe jemi shkolle e Mesdheut. Ne realisht jemi Evrope. Arrij ta marr frymezimin kudo.

Pelqej piktoret e Evropes kam shkuar atje kam qendruar per te pare cfare po ndodh. Po ashtu kam shkuar ne Amerike sic ka thene Cvajgu Dil e shih nje here nga Amerika dhe India Evropen. Keto daljet jane per te pare dhe per te njohur se cfare po ndodh. Por sa here kam dale jashte vendit asnjehere nuk kam shkuar me idene qe te rri atje. Une jam shqiptar gjeni im eshte ketu. Me pelqen cdo gje ketu. Ketu kam qiellin ushqimin natyren jeten time por kjo nuk me ndalon te eksploroj edhe boten.

Ka nje raport ironik me keto qe po thoni se terhiqeni shume nga toka nderkohe jeni piktor i hapesires

Shtepia ku rri dhomat dy me tre kater me tre kjo jete e mbyllur ne kufijte qe quhet Shqiperia me lind deshira ti shoh nga larg te harroj cdo gje mos te mbetem rob i materiales i ketyre kufizimeve.

Kur i iken kesaj gjendjeje dhe vjen ajo qe quhet proces krijues cfare ndodh

Ai eshte art. Harron veten. Ky moment eshte piku dhe kur mbaron thua Une e bera kete shte gati e pashpjegueshme. Nuk eshte ideja se artisti i ka gjerat e ndara te caktuara. Artisti i ka te gjitha qelizat e hapura... ky eshte perceptimi. Keshtu artisti e ben boten veten e vet duke qene njekohesisht prane filozofise muzikes librit madje keto te mesojne si ti veshtrosh gjerat. Jane frymezimi.

Kur morem njoftimin per ekspoziten tuaj menjehere u krijua nje harte brenda ketij viti tre piktore si Gazmend Leka Edi Hila dhe ju ekspozoni me vete. Gjithmone keni ekspozuar bashke dhe pse jeni ndare kete vit

Per ekspoziten time shkak u be Orion Shima. Ky me propozoi per nje ekspozite te perbashket me te dhe Gazmend Leken. Une pranova. Kam ekspozuar edhe me Gazin po ashtu edhe me Hilen pothuaj me te gjithe profesoret e Akademise se Arteve. Normalisht ekspozoj me keta miq. Dhe qelloi qe nuk u realizua ajo ekspozita e perbashket atehere e nisi Gazi tani jam une dhe me vone do ekspozoje Orioni. Une bej ekspozite me te gjithe nuk kam asnje lloj arsye tjeter por shkak kete vit ishte Orioni Shima. Sigurisht qe ekspozitat behen ne grup por jane edhe personale. Ketu jane 20 pune dhe eshte ndryshe kur sheh nje apo dy pune te bashkuar me te tjere dhe ndryshe kur ato qendrojne te gjitha bashke ne nje ekspozite personale. Kam plot pune te tjera pa shfaqur kete radhe i kam zgjedhur te gjitha punet vete dhe kurimin po ashtu. Nese do kem neser nje kurator qe me ben gati konceptin e ekspozites jam dakord. Ne studio bej shoqerizimin e pikturave sepse pikturat kane shoqe per menyren se si qendrojne bashke.

Keni pune te tjera te periudhes se fundit dhe pse perzgjodhet keto per te ekspozuar

Une punoj cdo dite ne studio dhe patjeter qe kam plot piktura te tjera pune te fundit. Perzgjodha keto per te ekspozuar sepse qendrojne me mire me njera-tjetren.

Pa titull

Nuk kam menduar tituj doja te ishin te lira. Nuk dua te diktoj. Megjithate titujt normalisht vendosen. Mua me pelqen propozimi i tjetrit dhe shume mire mund te te takoje ty per ta vendosur nje titull. Sic jane edhe titujt e poezive qe e gjen diku tjeter.

Kaq poezi ne menyre si e perceptoni krijimin keni shkruar poezi vete

Kam shkruar po per vete. Artistit kur i jepet mundesia per te bere nje pikture i lind dhe poezia nevoje per ta shprehur me fjale. Piktori ka nevoje te shprehet. Piktura kerkon paqe ndersa poezia kerkon llogore. Nje poet nese ndodhet ne nje vend ku ka bombardime nxjerr bllokun dhe shkruan. Kurse piktura do hapesire telajo driten etj. Detyrat njesoj jane eshte art. Besoj se ka shume rendesi te te pelqejne ato te vertetat qe edhe te te frymezojne.

Te Onufri i sivjetme fitoi Gazmend Leka me nje pikture ajo qe konsiderova si fakt eshte rikthimi te piktures telajos. Liria krijuese dhe epoka e teknologjise ju duket spekulative apo si menyre shprehje

Natyrisht qe sot jane te hapura gjerat. Duke ardhur te teknologjia njerezit gjejne vendin e tyre dhe mjetin e tyre per tu shfaqur. Filmi video instalacioni jane mjete per tu shfaqur. Ashtu si dhe romani ka disa detyra ate psikologjik historik etj. Bota i ka kaluar gjithe keto gjera. Ajo qe krijon ti qe eshte absolutisht e jotja kjo eshte Bukuria primare. Kete duhet ta kene parasysh krijuesit e rinj. Kam pare shume edhe kinema neoklasiket neorealistet etj por origjinaliteti krijon intelektualin. Te gjitha jane prezent ne keto gjera. Por te gjithe perfundojne te natyra. Di per nje shkrimtar qe ka bere 400 km per tu frymezuar dimer vere shkonte te pyjet e Vjenes.

Po ju keni ndonje vend ku shkoni ku gjeni frymezimin

Po e gjej ne shkolle ku jap mesim. Pastaj shkoj ne studio pi nje kafe te Piaca sepse aty afer kam edhe shtepine. Pra rruga ime eshte Piaca studio shtepi. Kur kthehem ne shtepi kam nje gje per te lexuar ndonje poet shkrimtar filozof...dhe bukuria eshte se nuk kemi kohe te marrim gjera te zakonshme. Njeriu kur pyetet se kush eshte filozofi me i mire shkrimtari me i mire kineasti me i mire ti duhet te jesh i pranishem ne keto zhvillime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›