E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe cdo dite me aksidente dy viktima ne dy javet e fundit


Ne rruget qe pershkojne qarkun e Lezhes ditet e fundit eshte rritur ndjeshem numri i aksidenteve automobilistike ku thuajse cdo dite po shenohet nje aksident. Vetem ne 4 ditet e fundit 28-31 maj jane shenuar 4 aksidente me nje bilanc 1 i vdekur dhe 6 te plagosur.
Nderkohe rreth ores 0830 ne superstraden Lezhe-Milot ne kryqezimin e Ishull Shengjinit u shenua nje aksident i rende ku mbeti i plagosur drejtuesi i motocikletes. Burime ne vendngjarje bene te ditur se 44-vjecari Pashk aku nga fshati Tale i Lezhes po levizte me motociklete dhe si rezultat i shpejtesise se madhe rreshqiti disa metra duke perfunduar ne ane te rruges. 44-vjecari mori demtime te renda. Fillimisht ai u transportua me ane te automjetit te Ndihmes se Shpejte te Zjarrefikeses ne Spitalin Rajonal te Lezhes pasi drejtuesit e automjeteve kishin lajmeruar nepermjet numrit te tyre dhe me pas ne vendngjarje kane mberritur forca e policise te cilet po hetojne per shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve spitalore per shkak te plageve te renda i demtuari eshte transportuar per ndihme me te specializuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.
Referuar statistikave te komunikatave zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut te Lezhes vetem ne 15-diteshin e dyte te muajit maj jane shenuar 5 aksidente te renda me nje bilanc 2 te vdekur dhe 9 te plagosur. Dy aksidentet me pasoja fatale jane shenuar ne kryqezimin e Gjadrit si edhe ne ate te rruges se Kosoves ne Milot.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›