“Tirana”, KQZ, shqyrton ankimimet e PD-së dhe PS-së
Debate në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjehdjeve në lidhje me shqyrtimin e kërkesave të PD-së dhe PS-së për rezultatin e bashkisë së Tiranë.
Përfaqësuesit ligjorë të PS-së kanë kundërshtuar ankimimin e Partisë Demokratike, duke e quajtur atë të pabazuar në ligj, dhe do të ngatërrojë më tepër procesin.
Sipas Gjonçajt, çdo kërkesë e PD është totalisht e votuar, por nga dje sot kemi ndryshim të objektit dhe kërkohet të kqyret vendimarrja që ju pretendoni se është bërë transparente gjithë kohës.
“Kjo do të thotë që ju të vlerësoni votën që ju keni nxjerrë nga 113 kutitë dhe që gjatë procesit të vlerësimit të këtyre votave, dhe të hapim procesin me votat e vlerësuara nga KQZ dhe e argumentoni se KQZ ka vepruar si KZAZ. A ka afate, kur bëhet kjo cështje, se i bie që pas një muaji ti japim të drejtë një pale që i ka kaluar afati. Kjo cështje është përfunduar moralisht, juridikisht dhe PD ankimon rezultatit që shpall fitues kandidatin e vet, dhe sot ankimon tabelat e rezultatit që vete ju prodhuat”- tha Gjonçaj.
Ndërsa përfaqësuesi I PD-së, Njazi Kosovrasti ka kundërshtuar argumentinin e Gjonçajt. Sipas tij, është e drejtë e subjektit të bëjë ankimimin përkatës dhe është KQZ ajo që duhet të vendosë. Ai ka deklaruar se gjithçka është në përputhje me ligjin, ndërkohë që KQZ ka vepruar si KZAZ e Tiranës.