E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, kapen 21 kg kanabis, 2 në pranga

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kukësit në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi janë kapur duke transportuar 21 kg kanabis.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Kujtim Xhepexhia 52 vjeç dhe Fitim Dauti 29 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa HS 1379 A në askin Kukës-Krumë, në afërsit të Urës së Drinit të Bardhë janë gjetur 2 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Kukës për veprën penale 'Prodhim dhe shitje narkotikësh të kryer në bashkëpunim”
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›