E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, plagosi me thikë policin, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes së policit ditën e djeshme si dhe ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohen si pjesëmarrës në krim.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 27-vjeçari Festim Muhameti nga fshati Mbreshtan të Beratit ndërsa janë shpallur në kërkim vëllai i tij Isa Muhameti 25 vjeç dhe Sajmir Arapi. Sipas policisë tre personat pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë oficerin e policisë kufitare Artan Bali dhe shtetasit Çlirim Bali dhe Destan Bali.
 

Mësohet se 27-vjeçari Festim Muhameti në momentin e arrestimit iu gjet një armë zjarri tip pistoletë të cilën ia kishte marrë gjatë konfliktit me oficerin e policisë.
 

Sipas informacioneve të plagosurit i janë nështruar ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjes dhe aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e dy autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›