E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët: ACR-ja nuk pranon të na paguajë ditët e grevës

Minatorët e Bulqizës vijojnë sërish protestat edhe pse kompania koncensionare ACR ka deklaruar se pranuar disa nga kërkesat e tyre.
 

Ata kanë vlerësuar se kompania nuk ka plotësuar të gjitha kushtet, ndërsa kjo e fundit nuk ka pranuar t`i paguajë minatorëve ditët e grevës dhe sigurimet shoqërore.
 

Kreu i sindikatës së minatorëve të Bulqizës Dilaver Përkoxha ka deklaruar për mediat se minatorët do të presin deri të hënën që kompania ACR të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre në të kundërt ata nuk do t`i dërgojnë fëmijët në shkollë .
 

Ndërkohë takimi i djeshëm mes përfaqësueses së ACR-së dhe kreut të Konfederatës së Industrisë Taf Koleci përfundoi pa sukses.
 

Pas takimit minatorët deklaruan se kompania nuk ka potësuar të gjitha kushtet, ndërsa kjo e fundit u ka premtuar atyre vetëm 1 muaj pagesë për grevën dhe ndërprerjen e punës, rritjen e pagës në masën 20%, investime në minierë dhe përmirësim të kushteve të punës. Gjithashtu mbetet e paplotësuar kërkesa e minatorëve për largimin e drejtorit të minierës Medat Zogu.
 

Minatorët gjithashtu i kanë bërë thirrje parlamentit shqiptar që të shprehet për situatën e krijuar, ndërsa kanë kërcënuar se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje do të risinin grevën e urisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›