Kukes kequshqyerje e popullsise. Nderhyn Shendeti Publik
Kequshqyerja e popullatës sidomos tek fëmijet dhe gratë në qarkun e Kukësit është në nivele të larta. Ky fakt është pranuar edhe nga drejtuesit e Shëndetit Publik të cilët konfirmojnë se aktualisht niveli i ushqyerjes në këto target grupe është shumë i ulët gjë që sjell një numër të madh problematikash shëndetësore. Sipas drejtorit të Shëndetit Publik, Nikolin Martini,synohet që të ndërhyet në mënyrë ndërdikasteriale për përmirësimin e mënyrës së ushqimit dhe të sigurimit të ushqimit në qarkun e Kukësit.
“Niveli i mirë-ushqyerjes dhe i anemisë është në nivele jo të kënaqshme për qarkun e Kuksit. Ky program i cili ka gjashtë muaj që ka filluar me qëllim zvogëlimin dhe zhdukjen e kequshqyerjes tek fëmijët dhe ndjekjes së anemisë tek gratë shtatzana dhe fëmijët” thotë Martini.
Qarku i Kukësit është përfshirë në një program kombëtar për uljen e nivelit të kequshqyerjes kryesisht të fëmijëve në mënyrë që të parandalohen edhe sëmundjet që shkaktohen prej saj. Ky program është shtrirë edhe në Shkodër dhe Tiranë dhe financohet nga Fondi Spanjoll i arritjes së objektivave për zhvillimin e mijëvjecarit dhe do zgjasë deri në vitin 2012.
Flutura Tota