Semundja e veshkave Thereska Dhjetefishohet ne kater vite

Numri i personave, që vuajnë nga mosfunksionimi i veshkave në 4 vitet e fundit është dhjetëfishuar. Ky alarm vjen nga Shefi i Nefrologjisë, Nestor Thereska, i cili thekson se aktualisht marrin shërbimin e dializës rreth 350 persona e prej disa muajsh është zgjidhur dhe çështja e transporti të pacientëve.
“Nuk ka ardhur gjatë gjashtë muajve të fundit asnjë i sëmurë të më ankohet, kur në zyrën time vinin me dhjetra të sëmurë. Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, çdo vit futen në dializë rreth 100-150 të sëmurë për një milion popullsi. Pra, ne, 3 milion banorë, duhet minimumi të fusim çdo vit 300 të sëmurë të rinj në dializë” thotë Thereska.
Thereska sqaron nëpërmjet Albanian Screen se ky shërbim në spitalet private është më i sigurt pasi aparaturat mirëmbahen, ndërsa në atë publik në këtë drejtim ka probleme.
“Shkodra, Elbasani dhe Gjirokastra, në raportimet që më kanë bërë mjeket para disa ditësh, përgjegjëset e këtyre qendrave, në përgjithësi po funksionojnë mirë, por problem kyç i tyre është mirëmbajtja. Në spitalet shtetërore kontrat e mirëmbajtjes dhe reparti i mirëmbajtjes çalon pak” thotë Thereska.
Kohët e fundit është vënë se dhe në shtete të tjera se shumë diabetikë, kanë dhe probleme me veshkat. Shkaqët thonë specialistët ende nuk janë të njohura dhe ata po merren me studimin e tyre.
Julia Bardhushi