Te mbyllen puset Gecaj Uji i ndotur nga bakteret

Drejtoria e Shëndetit Pubik siguron se ditët e fundit me shtimin e inspektimeve në 31 pika fundore për cilësinë e ujit të pijshëm në kryeqytet situata paraqitet e mirë. Drejtori Mëhill Gecaj, sqaron nëpërmet Albanian Screen, se gjatë verës kontrollet janë më të shpeshta.
“Në sezonin e nxehtë ne shtojmë ose intensifikojmë kontrollet dhe inspektimet tona. Shtohet marrja e mostrave të analizave laboratorike në qytetin e Tiranës, por edhe në komuna e fshatrat e thella. Jemi në një gjendje të mirë përsa i përket ujit të pijshëm”- thotë Gecaj.
Problem vazhdon të jetë uji i puseve dhe Gecaj sugjeron mbylljen e tyre, pasi jane risk per qyetaret.
“Janë ndërtuar para shumë vitesh kur në këto zona nuk ka pasur ndërtime të cilat bënin ndotjen e shtresës sipërfaqësore të tokës. Aktualisht ndërtimet kanë arritur deri në një perimetër shumë të ngushtë përsa i përket puseve, duke pasur parasysh se këto ndërtime janë me gropa septike, pa kanalizime, dhe detyrimisht ky ujë vazhdon të paraqes ndotje. E përsëris se ky ujë nuk garanton të ardhme”- thotë Gecaj.
Gecaj këshillon te mos perdoret per te pire uji i depozitave familjare, pasi jo në pak raste dhe vetë banorë kanë kryer analizat e ujit e u ka rezultuar i ndotur.
Julia Bardhushi