E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, konflikt mes fqinjësh, vritet 36 vjecari

KUKëS- Një 36 vjeçar është vrarë sot mbasdite nga fqinji i tij, pas një grindjeje për motive të dobta. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15.00 të ditës së sotme në fshatin Cinamakë, rreth 10 kilometra larg qytetit të Kukësit, kur 65 vjeçari Sali Leka qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij, Dëfrim Kepi, 36 vjeç, baba i tre fëmijëve, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit, ndonëse burim i saj mund të jetë një grindje e hershme për një rrugë kalimi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat pas 3 orë kërkimesh kanë mundur ta ndalojnë autorin e këtij krimi, 65 vjeçarin Leka, i cili pas kryerjes së krimit ishte larguar menjëherë nga vendngjarja. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›