E Martë, 3 Nëntor 2026

Kukës, lënda djegëse për shkolla e siguruar deri në mars

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Shqipërinë,  kanë nxjerrë në pah edhe funksionimin e sistemit të ngrohjes në institucionet arsimore. 

Në qarkun e Kukësit të gjitha shkollat përdorin për ngrohje lëndën drusere. 

Pas pushimeve të fundvitit proçesi mësimor ka vijuar normalisht.

Drejtuesit thonë për momentin nuk ka problematika. 

Shkollat janë furnizuar me sasi të mjaftueshme dru zjarri deri në muajin mars.

Gazetare Besjana Gërmizi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›