Universiteti ” Fan Noli” ofron studimin e formimit të vazhduar për mësuesi

Në fillim të muajit shkurt në Universitetin ” Fan Noli” në Korçë, do të nisë programi i studimit të formimit të vazhduar.
Studentët që janë diplomuar në fushën psiko-pedagogjike duke ndjekur këtë program do të kenë të drejtën të ushtrojnë profesionin e mësuesit.
Regjistrimet do të vazhdojnë deri në fund të janarit.
Në këtë fazë aplikimesh ka patur mjaft të interesuar për të ndjekur studimet në këtë program.
Artur Prifti Drejtor i Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional, tha se programi i studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike organizohet me 35 kredite dhe me kohëzgajtje normale një semestër.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /