E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, makina bie në humnerë, 2 të vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kukës-Krumë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Gjinar ku makina me targa TR 2516 I ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra në humnerë. Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Ilir Muça 39 vjeç dhe Shaqir Matmuja 38 vjeç.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë pagjumësia e drejtuesit të automjetit por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›