E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihet me të dashurën, i thyen "Touareg"-un

TIRANE-  Një ngjarje e rrallë është shënuar pasditen e djeshme në afërsi të shkollës së Kuqe, vend në të cilin policia është njoftuar se ka një konflikt.

Nnë momentin që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes aty ka gjetur vetëm shtetasen Mimoza Sina, e cila mësohet se është notere, dhe automjetin e saj luksoz "Touareg" me targa TR 0940 M që ishte dëmtuar.

Gruaja i ka thënë policisë së dëmtimi i mjetit ishte kryer nga shtetasi Fatmir Alla, të cilin policia menjëherë e ka shpallur në kërkim ndërsa ka dokumentuar edhe deklarimin e të zonjës së automjetit të dëmtuar me thyerje xhamash dhe fenerësh.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›