Prostitucioni arrestohen tri femra bllokohet nje hotel
Artan CENA
SHKODER - Tri femra jane vene ne pranga per prostitucion ndersa policia ka bllokuar edhe nje hotel. Operacioni eshte zhvilluar mbremjen e djeshme ne Shkoder kur policia lokale ka perfunduar me sukses aksionin e koduar Kalifornia. Hetimet per shkaterrimin e kesaj baze prostitucioni ne qytetin verior kishin nisur disa muaj me pare. Efektivet e policise kishin marre informacione ne rruge operative ne lidhje me aktivitetin e paligjshem qe ushtronin tri femrat. Burimet zyrtare te Policise se Shkodres kane bere te ditur se ne pranga jane vene Edmonda Gjura 39 vjece Virxhina Cafi 33 vjece dhe 19-vjecarja Besjana Gjoka. Dy prej te arrestuarave akuzohen per ushtrim prostitucioni ndersa 39-vjecarja Gjura per shfrytezim te femrave per qellime prostitucioni.
AKSIONI
Pasi kishin siguruar prova te mjaftueshme efektivet e Policise se Shkodres dhe te sektorit te trafiqeve kane ndermarre dhe operacionin per arrestimin e tri femrave. Pasditen e djeshme forca te shumta policie kane shkuar ne hotelin Kalifornia ku kane vene ne pranga ne flagrance te akuzuarat. Pas arrestimit te tyre eshte bere dhe bllokimi i hotelit ku te arrestuarat zhvillonin aktivitetin e paligjshem. Uniformat blu kane bere kontrolle te shumta ne ambientet e hotelit duke sekuestruar dhe disa shuma parash qe jane fryt i aktivitetit te paligjshem te ushtruar nga tri te arrestuarat. Ne operacionin e organizuar kane marre pjese me shume se 50 forca policie qe kane rrethuar zonen ku ndodhej hoteli dhe kane bere kontrollet e shumta dhe ne banesat e te arrestuarve.
ARRESTIMET
Policia e Shkodres gjate operacionit te koduar Kalifornia ka bere te mundur arrestimin e tri femrave te cilat shfrytezonin hotelin e tyre per shfrytezim te prostitucionit. Forcat e shumta te policise kane vene ne pranga Edmonda Gjuren 39 vjece pasi akuzohet per shfrytezim prostitucioni ndersa Besjana 19 vjece dhe Virxhinia Cafi 33 vjece akuzohen per ushtrim prostitucioni. Nga informacionet e bere publike nga uniformat blu mesohet se hoteli ishte ne pronesi te Virxhinia Cafit ndersa policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale hotelin.
Ina Rama takon Avokatin e Popullit te Marokut Prokuroria shqiptare e pavarur
TIRANE - Prokurorja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise Ina Rama zhvilloi dje nje takim me Avokatin e Popullit te Mbreterise se Marokut Moulay Mhamed Iraki i cili po zhvillon nje vizite ne vendin tone. Me tej Avokati i Popullit te Mbreterise se Marokut duke dhene nje pasqyre te sistemit te drejtesise ne Marok dhe te institucionit qe ai drejton shprehu deshiren dhe gatishmerine e tij per rritjen e metejshme te marredhenieve dhe bashkepunimit midis institucioneve te drejtesise marokene dhe asaj shqiptare. Nga ana e saj Ina Rama vleresoi marredheniet e mira qe ekzistojne midis dy vendeve duke shprehur bindjen qe ato te forcohen edhe midis institucioneve te drejtesise. Duke bere nje pasqyre te punes ajo verejti se Prokuroria e Republikes se Shqiperise eshte nje institucion i pavarur sipas Kushtetutes se vendit dhe se gezon nje nga pavaresite me te pastra ligjore ne vendet e kontinentit. Njekohesisht znj. Ina Rama shtjelloi dhe prioritetet ne punen e Prokurorise se Pergjithshme duke evidentuar luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e Prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve. Ne takim mori pjese gjithashtu edhe Avokati i Popullit ne detyre te Republikes se Shqiperise Riza Poda.
Kerkohej per vrasje ne Maqedoni kapet ne Kukes
KUKES - Kerkohej prej kohesh per vrasje nje kosovar eshte vene ne pranga ne Shqiperi. Policia e Kukesit ka prangosur nje 37-vjecar nga Gjilani i shpallur ne kerkim per vepren penale te vrasjes. Avni Hajrullahu u arrestua mbremjen e dy diteve me pare ne doganen e Morinit gjate nje kontrolli te dokumentacionit ne sistemin TIMS. Ky person akuzohet se ka vrare nje shtetas ne Maqedoni kater vite me pare dhe ishte shpallur ne kerkim nderkombetar. Gjykata e Kumanoves me 17 tetor 2006 kishte caktuar masen arrest me burg ndaj 37-vjecarit per vepren penale te vrasjes e parashikuar nga neni 123/1 i Kodit Penal maqedonas. Mesohet se 37-vjecari Hajrullahu ka qendruar i fshehur ne Kosoves pergjate ketyre viteve ndersa mbreme ka tentuar te hyje ne Shqiperi. Gjate vitit 2010 ne pikat e kalimit mes Shqiperise e Kosoves jane ndaluar 65 persona te shpallur ne kerkim nga Policia shqiptare dhe Interpoli.
Shqiptari kapet me droge u kallezua nga nje i arrestuar
ATHINE - Arrestohet nje shqiptar me droge ne Greqi pasi ishte spiunuar nga nje i arrestuar. Burime zyrtare nga Policia helene kane bere te ditur se arrestimi i emigrantit eshte bere ne Skidhra pjesa veriore e Greqise. Gjate nje kontrolli qe eshte ushtruar ne trupin e emigrantit i jane gjetur 11 grame kokaine. Informacionet e policise per emigrantin shqiptar erdhen nga nje i ri gjithashtu shqiptar i cili u arrestua ne Sevastatna te Peles. 22-vjecari ishte arrestuar ne daten 22 tetor dhe gjate hetimeve tha se lenden narkotike e merrte nga personi qe u arrestua mbreme madje tha se ai nuk dispononte leje-qendrimi ne Greqi dhe kalonte ne shtetin helen nepermjet nje rruge rurale ne Follorine. Emigranti i arrestuar akuzohet per trafik te lendeve narkotike dhe do te shoqerohet neser ne Prokurorine e Edeses.
Policia kujton efektivet e rene ne detyre
TIRANE - Ne kuader te 26 tetorit Dites se te reneve te policise ne krye te detyres per te perkujtuar dhe vleresuar aktin sublim te punonjesve te policise te rene per shkak te detyres si dhe Javes se Vizitoreve te Policise Drejtoria e Policise se Tiranes po zhvillon prej ditesh nje sere aktivitetesh me dyer te hapura. Keshtu eshte parashikuar qe ne mjediset e Drejtorise se Tiranes te zhvillohet nje aktivitet i gjere me pjesemarrje te institucioneve te qeverisjes vendore arsimit OJF-ve si dhe perfaqesuesve te medias. Ndersa diten e sotme drejtuesit e Policise se Tiranes sipas programit te hartuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit do te vendosin kurora ne varrezat e Deshmoreve te Policise ne perkujtim te te reneve ne krye te detyres si dhe do te kryejne vizita ne familjet e te reneve te policise.
Gjyqi i Gerdecit mungon gjyqtarja shtyhet seanca
TIRANE - Gjykata e Tiranes ka shtyre per te premten seancen per ceshtjen Gerdeci me 29 te pandehur. Ne seancen e planifikuar per tu zhvilluar diten e djeshme mungoi per arsye familjare gjyqtarja Fatmira Hajdari nje nga tre anetaret e trupit gjykues. Aktualisht ky proces eshte fokusuar ne shqyrtimin e provave te prokurorise kunder te pandehurve te cilet akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur me 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec te Tiranes ku si pasoje e nje shperthimi ne ish-fabriken e demontimit te municioneve luftarake humben jeten 26 persona ndersa u plagosen dhjetera te tjere. Ceshtja Gerdeci eshte nje nga me te medhate ne historine gjyqesore te pas viteve 90 jo vetem per nga numri i madh i te pandehurve por edhe i deshmitareve mbi 300 te tille.
Pranga te riut u kap ne flagrance duke vjedhur
TIRANE - Policia e Tiranes ka vene ne pranga nje shtetas pasi u kap ne flagrance duke vjedhur nje banese. Klejdi Meta 23 vjec lindur ne Reshen dhe banues ne Tirane u arrestua nga patrullat e policise pasi u kap ne zonen e Fushes se Aviacionit me sende te vjedhura si kamera dixhitale celulare etj. Po ashtu nga hetimet e bera ndaj tij u arrit dokumentimi ligjor i vjedhjeve te ndodhura ne kete zone dhe sekuestrimi i provave materiale ku shtetasi i mesiperm ne kohe te ndryshme ka vjedhur disa banesa duke marre kompjuter laptop me vlere 700 euro shumen e parave prej 20 000 lekesh. Gjithashtu dyshohet se ka realizuar nje tjeter vjedhje banese ku ka marre shumen e parave 60 000 leke dhe telefona celulare Nokia. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te veprave penale te vjedhjes.
26 Tetor 2010