Diskriminimi jeta e nje shqiptari vlen 4 here me pak se e nje italiani
Artan CENA
TORINO - Jeta e nje punetori shqiptar vlen me pak se ajo e nje italiani. Me fjale te tjera ky eshte vendimi i marre nga Gjykata e Torinos e cila vendosi mbi demshperblimin qe i duhej dhene familjes se nje punetori shqiptar qe humbi jeten pas nje aksidenti ne pune. Prinderve te tij i njihet nje demshperblim prej 64 mije eurosh. Po te kishte qene shtetas italian demshperblimi do te kishte qene deri ne 300 mije euro. Gjykatesja qe ka marre vendimin e ka justifikuar se ne Shqiperi ku jetojne te afermit e viktimes kjo shume eshte e ekuilibruar ne raport me vleren qe ka paraja ne ekonomine e ketij vendi. Por ky vendim ka shkaktuar menjehere polemika edhe mes vete juristeve te cilet vune ne dukje se humbja e jetes nuk ka pse te kete nje vlere te ndryshme sipas shtetesise se viktimes ajo eshte nje dem qe personi dhe te afermit e tij kane pesuar ne Itali.
SKANDALI
Jeta e nje punetori shqiptar vlen me pak se ajo e nje italiani. Keshtu shkruante dje gazeta italiane La Repubblica duke raportuar vendimin e nje gjykate te Torinos e cila caktoi demshperblimin qe i duhej dhene familjes se nje punetori shqiptar qe humbi jeten pas nje aksidenti ne pune. Familjareve te punetorit shqiptar qe jetojne ne Shqiperi u eshte dhene nje demshperblim 10 here me i vogel se sa ai qe do tu takonte te afermve te nje punetori ne Itali. Kjo pagese denigruese per vdekjen e frymezuar nga kriteri i demshperblimit sipas vendit nga i cili vjen i vdekuri ne pune eshte i perfshire ne nje vendim shokues te Gjykates se Torinos - thuhet me tej ne gazeten La Repubblica. Sipas kesaj gazete gjykatesja civile Ombretta Salvetti duke rikthyer per shqyrtim nje vendim te Kasacionit te 10 viteve me pare ka vendosur te ekuilibroje demshperblimin me vleren reale te parase ne ekonomine e vendit nga i cili vijne te demtuarit.
VENDIMI
Pasi i kane dhene punetorit te vdekur 20 per qind te fajit per vdekjen e tij i eshte njohur secilit prind qe jeton ne Shqiperi shuma e demit prej vetem 32 mije eurosh. Nese punetori do te kishte qene italian do te ishin aplikuar formulat e reja ne perdorim per Gjykaten e Torinos qe prej qershorit 2009 ne baze te te cilave cdo familjar i punetorit te vdekur do te kishte marre nje shume deri 10 here me te larte nga 150 deri 300 mije euro. Ky vendim eshte i destinuar te sjelle diskutime ne nje bote te punes ku prania e punetoreve te huaj eshte gjithmone e me e larte - shkruan me tej La Repubblica.
DIFERENCIMI
Po te ishte ky kriter biznesmenet do te kishin interes te punesonin vetem punetore te vendeve me te varfra qe ne rast aksidenti te paguanin me pak. Po qe se viktima do te kishte qene nga Monako ose Emiratet Arabe me kete kriter demshperblimi do te kishte qene deri tre ose kater here me i larte se per nje viktime italiane. Ky vendim ka per qellim te beje nje diferencim te dukshem ne boten e punes mes punetoreve te huaj dhe atyre italiane nje vendim ky kritikuar prej shume politikanesh.
Emigrantet Te shtyhet vlefshmeria e pasaportave te vjetra
ATHINE - Organizatat qe perfaqesojne emigrantet shqiptare ne Greqi po u kerkojne autoriteteve shqiptare te shqyrtojne pavlefshmerine e pasaportave te vjetra. Keto dokumente qe po zevendesohen ne pjesen dermuese prej qytetareve shqiptare nga pasaportat biometrike pritet te behen te pavlefshme janarin e vitit 2011. Por shume prej emigranteve shqiptare qe punojne e jetojne ne Greqi kane pohuar se ne pasaportat e vjetra kane te hedhura lejet e qendrimit apo viza qe e kapercejne kufirin kohor te ketij viti. Shume prej emigranteve gjithashtu prej pamundesise per te udhetuar ne Shqiperi e kane pasur te pamundur te pajisen me dokumentet e reja te identitetit. Per kete kategori emigrantesh qe perdorin pasaportat e vjetra dhe qe vleresohet jo e vogel ne numer eshte e rendesishme shtyrja e afatit pertej vitit 2011. Nje perfaqesi e emigranteve shqiptare ne Greqi sipas burimeve diplomatike nga Athina i ka kerkuar ambasadorit shqiptar ne Athine edhe fillimin sa me shpejt te leshimit te pasaportave te reja biometrike ne selite konsullore shqiptare ne Greqi. Parlamenti shqiptar tashme i ka miratuar te gjitha dispozitat ligjore dhe autoritetet ne Tirane kane deklaruar se ky proces do te nise brenda ketij viti. Sipas burimeve diplomatike shqiptare kerkesa e emigranteve per leshimin e pasaportave biometrike ne selite konsullore ne Greqi eshte shoqeruar me kerkesen qe procesi te jete transparent dhe te mos njohe zvarritje dhe radhe te emigranteve. Emigracioni shqiptar ne Greqi eshte me i ndjeshmi ndaj praktikave administrative qe ndermerren nga shteti shqiptar si per dokumentet e identitetit ceshtjen e pensioneve apo edhe ato te legalizimeve. Kjo pasi nje pjese e emigranteve ndodhen ne Greqi ne procesin e riperteritjes se lejeve te qendrimit ndersa nje pjese tjeter shpresojne qe me procesin e liberalizimit te vizave te levizin lirisht ne kufijte e te dyja vendeve duke zgjidhur edhe probleme te statusit te tyre te qendrimit te mbetur pezull prej vitesh.
26 Tetor 2010