E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate ne Asamblene Kombetare per qasjen programore

Veteranet dhe ish-te perndjekurit

Diskutimi mbi programin e ri te Partise Socialiste dhe levizjen e saj te majte drejt se djathtes tradicionale qe kuptohet me ish-te perndjekurit politike ka qene teper i gjalle edhe ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare. Nje prej anetareve te saj Medi Pogace duke folur ne kete mbledhje ka kerkuar nje korrektim te renditjes terminologjike per veteranet dhe te perndjekurit ne draft-programin e ri duke nenvizuar tekstualisht se ne kur te ndryshojme emrin e PS-se atehere do ti veme ne nje rend te dyja kategorite. Me sa duket interesat e pushtetit dhe ndryshimi social qe ka ndodhur ne Shqiperi nuk e kane marre ne konsiderate kete verejtje e cila vjen nga ideja klasike per ndarjen e elektoratit. Por me me shume rendesi eshte fakti se ajo deshmon per ndjeshmerine e madhe qe dominon nje pjese te bazes socialiste ne raport me kete ceshtje e cila aktualizohet me tensione per shkak te instrumentalizimit politik qe i eshte bere. Ne fund vete shqetesimi i ngritur perben nje te dhene se shumecka ka ndryshuar ne menyre te pakthyeshme ne PS-ne e drejtuar nga Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›