E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në kabinë elektrike 45-vjeçari

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm, në vendin e quajtur Qafa e Varritavës, ku ka humbur jetën shtetasi Gazmi Lelaj, 45-vjeç, banues në fshatin Lezhan. Ai është gjetur brenda një kabine elektrike.

Në vendin e ngjarjes shkuan ekspertë, ku pas hetimeve paraprake të bëra rezulton se këtë shtetas  e ka zënë  korrenti, pasi thika e transformatorit është gjendur e ulur në gjysmë dhe nuk ka bërë stakimin e plotë të rrymës elektrike.

Gjithashtu saktësohet se ky shtetas ka tentuar te vjedhë kabllot elektrik në Gabinë, pasi në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale dhe një palë gërshërë metalike, ku nga këqyrja e parë rezultuan se me to ishte tentuar të priteshin kabllot elektrike. /Start/

                                                                                             2011-12-09 10:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›