E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, të shtëna me armë në Pulja plagosen 2 shqiptarë

PULJA-Disa të shtëna me armë dje në mbrëmje mes disa personave ende të paidentifikuar, kanë lënë të plagosur dy shqiptarë. Dy kalimtarë, një burre 40 vjeç dhe nje vajzë 16 vjeçare u goditen nga plumbat, ndërsa kalonin në sheshin Gradenigo të rajonit të Puljas. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, ata u plagosën në këmbë dhe shpine, e tani ndodhen në spitalin San Nikola Pelegrino, jashtë rrezikut për jetën. Policia italiane ka nisur hetimet për të gjetur protagonistët e të shtënave, që përfunduan ne sheshin “Nasirja” dhe shkakun e ketij konflikti te armatosur. Forcat e rendit, po mbledhin dëshmi dhe prova materiale, si imazhet e kamerave të sigurisë mbi personat ende të paidentifikuar.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›