E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes, numerohen 30 kuti. Kryeson PD

Nga rezultatet paraprake të KZAZ në Kukës, nga 30 kuti të numëruara nga 100 në këtë qark kryeson PD me 2120 vota kundrejt PS me 702 vota.TIRANE- Në qarkun e Kukësit ka nisur procesi i numri me vonesë, në orën 1.30 minuta të mëngjesit. Pikërisht trajnimi i komisionerëve të numërimit të PS-së ka qenë shkaku i vonesës.

Sipas gazetarit të NEWS24 në qarkun e Kukësit janë numëruar 30 nga 100 kuti që janë në këtë qark. Nga rezultatet paraprake të KZAZ në Kukës, të cilat i referohej Tv NEWS 24 në këtë qark kryeson PD me 2120 vota kundrejt PS me 702 vota ose në përqindje PD ka marrë 60.7 % dhe PS 28. 8 %. Në nivel koalicionesh Aleanca për Ndryshim e PD, kryeson në këtë qark.

(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›