E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi i votave,deri në 09.00. PS kryeson në Tiranë e 5 qarqe, PD 6 qarqe

Nga rezultatet e publikuara nga projekti ECA-s dhe KRIIK në Tiranë deri në orën 09.00 kur janë numëruar 130 kuti Partia Socialiste është në krye të listës. PS kryeson dhe në qarkun Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjiorkastër. PD kryeson në qarqet Korcë, Kukës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës. Në rang koalicioni deri në orën 09.00 kryeson Aleanca e Ndryshimit e PD-së me 46.35 %.TIRANE-Shqiptarët kanë votuar më 28 Qershor në zgjedhjet e shtata parlamentare që nga vendosja e sistemit shumëpartiak.
Procesi i numërimit vazhdon me ritme të ngadalta ndërsa nuk janë raportuar incidente të rënda. Të dhënat e publikuara deri në orën 09.00 në faqen online të projektit ECA-s dhe KRIIK, i mbështetur nga USAID, në Tiranë kryeson PS.

Në rang vendi duke iu referuar shifrave të publikuara nga ky organizëm deri në orën 09.00 kryeson Aleanca e Ndryshimit e PD-së me 46.35 % . Në vend të dytë vjen Bashkimi për Ndryshim me 45. 93 %. Aleanca Socialiste për Integrim ka marrë 5.76 % të votave në rang vendi ndërsa Poli i Lirisë ka marrë vetëm 1.61 % të votave

Në qarkun e Tiranës deri në orën 09.00 raportohet se janë numëruar 130 kuti nga 826 të tilla. PS kryeson me 45. 29 % kundrejt PD me 39. 95 %. Lëvizja Socialiste për Integrim 4.64%, LZHK 1.29%, PR 1.29%, PSD 1.05%.

Në qarkun e Korcës raportohet se deri në 09.00 janë numëruar 66 kuti nga 421 të tilla. Kryeson PD me 42.68 % kundrejt PS 40. 81 %. LSI 4.63%., PBDNJ 2.35%., PR 1.56%., dhe PSD 1.09%

Në qarkun Kukës janë numëruar 81 kuti nga 217 të tilla. Kryeson PD me 59.07 %. PS ka arritur në shifrën 16.02 %, PSD 12.55%, Lëvizja Socialiste për Integrim 2.58%, PR 4.76%, PLL 1.1 %.

Në qarkun Shkodër janë numëruar 55 kuti nga 413 të tilla. Kryeson PD me 48. 38, PS ka marrë 33. 43 % të votave. PR 2.76%, LSI 2.74%, PDK 2.24 %, PAA 1.91, dhe PSD 1.66%.

Në qarkun Lezhë janë numëruar 45 kuti nga 244 të tilla. Kryeson PD me 46.87 %, PS ka marrë 26. 27 % të votave. LSI 3.75 %, PSD 3.37%, PDK 2.54%, PR 2.22% dhe PAA 2.17%

Në qarkun Dibër janë numëruar 25 kuti nga 314 të tilla. Kryeson PD 45.03 %. PS deri tani ka marrë 34.92 % të votave. LSI 6.26%, LZHK 2.1 %, PR 1.95%.

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 16 kuti votimi nga 352 të tilla. Kryeson PD 48.76 %. E dyta është PS 35. 72 % , lSI ka marë 6.68 %, PR 2.28%, PDI ka marë 1.03% votave, PSD 0.84 % dhe PDK 0.51 %.

Në qarkun e Elbasanit janë 74 kuti votimi nga 550 të tilla. Kryeson PS me 44. 19 %, PD ka marrë 36.08 % të votave, LSI 6.23 %, PR 2.14 %, PBDNJ 1.61 %, PSD 1.36 %
Dhe PDI 1.18 %.

Në qarkun e Fierit janë numëruar 62 kuti nga 488 të tilla. Kryson PS 49.15 % të votave. PD deri tani ka marrë 33. 72 %, LSI ka marrë 4.98 %, PLL 2.77 %, PDI 2.03 %, PR 1.62 % dhe PSD 1.06 %

Në qarkun e Beratit janë numëruar 69 nga 298 kuti votimi. Kryeson PS me 46.31 % të votave, PD ka marrë 27. 69 % , LSI 12.55%, PR 6.36 %, G99 ka marrë 2.44 %, PSD 1.13 % të votave.

Në qarkun e Vlorës janë numëruar 58 kuti votimi nga 345 të tilla. Deri tani kryeson PS me 43.32 % të votave. PD ka marrë 26.85 % të votave, PSD 6.26 %, PBDNJ 4.8 %, PDI 3.68 %, LSI 3.02%, PAA ka marrë 1.83 %.

Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 54 kuti votimi nga 285 të tilla. Kryeson PS me 43. 52 % të votave. PD ka marrë 41.56 %, PR 2.64 %, PBDNJ ka deri tani 2.19 %, PSD 2.14 %, LSI 1.53 % dhe PSD 1.48 %.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›