KQZ: Në Lezhë u numëruan 16 kuti. Kryeson PD me 1083 vota
Sipas faqes zyrtare të KQZ nga rezultatet paraprake për 16 qendra votimi Partia Demokratike kryeson me 1083 vota kundrejt Partise Socialiste me 624 vota.
LEZHE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet paraprake për 16 Qendra Votimi (QV) të Qarkut të Lezhës për të cilat ka përfunduar numërimi i votave, nga 244 QV që ka gjithsej ky qark. Sipas faqes zyrtare të KQZ,në këtë numërim, numri i votave që kanë marrë disa prej partive politike është si më poshtë: Partia Demokratike: 1083 vota; Partia Socialiste: 624 vota; Lëvizja Socialiste për Integrim: 100 vota; Partia Demokristiane: 77 vota; Lidhja Demokristiane: 73 vota, Partia Socialdemokrate: 62 vota, Partia Ligj dhe Drejtësi: 55 vota; Lëvizja e Legalitetit: 51 vota;Partia Republikane: 33 vota
(s.g/Balkaneb)