E Diel, 1 Nëntor 2026

KVV: 52% e votueseve morën pjesë në zgjedhje

Sipas të dhënave të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë 52% e shqiptarëve me të drejtën e votës morën pjesë në procesin zgjedhor. Qarku kryesor që kryeson listën është Dibra me pjesëmarrje 62%.TIRANË- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë bën të ditur se pjesëmarrja e shqiptarëve me të drejtën e votës, në zgjedhjet e djeshme ka kapur shifrën 52% në shkallë në të gjithë vendin.

Sipas rezultateve të publikuara nga KVV, në qarkun e Beratit pjesëmarrja në votime ishte 44%, në Dibër 62%, në Durrës 47%, Elbasan 51%, në Fier 53%, në Gjirokastër 49%, në Korçë 52%, në Kukës 49%, në Lezhë 50%, në Shkodër 50%, në Tiranë 53% dhe në qarkun Vlorë 45%.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›