Morali dhe çmoralizimet
Nga Ibrahim DIZDARI
Kalimi i shoqërisë shqiptare në sistemin e ekonomisë së tregut kërkon shkatërrimin e plotë të moralit të vjetër dhe zëvendësimin e tij me norma të reja të shoqërisë demokratike. Ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar që kërkon shumë energji dhe masa komplekse, kërkon angazhimin sinkron të të gjithë faktorëve politikë, shoqërorë dhe propogandistikë. Në radhë të parë duhet krijuar besimi e dashamirësia në marrëdhëniet ndërmjet grupimeve politike për problemet madhore që lidhen me zhvillimin e vendit dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare. Situata të tilla ndoqën njëra-tjetrën për një kohë të gjatë. Ato u shoqëruan me përpjekje për ta penguar firmosjen e MSA-së e më pas duke shfrytëzuar momentin e zgjedhjes së Presidentit, për ta kaluar vendin në zgjedhje të parakohshme. Kjo nuk ndodhi falë një grupi deputetësh të opozitës që kundërshtuan vendimin politik të drejtuesve të tyre dhe bashkuan votat për ta shpëtuar vendin nga një krizë e gjatë dhe me pasoja tepër të mëdha. (Natyrisht ata u ndëshkuan, por besoj se janë të lumtur që nuk u bënë palë me ata që për interesa personale do ti bënin një dëm tepër të madh vendit.) Pas këtij dështimi opozitarët socialistë të kryesuar nga z. Rama bënë një kthesë që u përshëndet nga moxhoranca, por u ndëshkua nga z. Meta. Z. Rama deklaroi se do të jepte konsensus për reformën në drejtësi, për reformën zgjedhore e ndërhyrjen në Kushtetutë. Dhe kështu ndodhi. Me këtë qëndrim u bë një hap i madh në marrëdhëniet pozitë-opozitë që reflektohej për mirë në popull. Por e keqja është se fryma e bashkëpunimit nuk po shtrihet aq sa ka nevojë vendi dhe shoqëria shqiptare, sepse të dy grupimet politike nuk po i kuptojnë mirë dhe vlerësojnë përgjegjësitë që kanë. Të gjithë jemi dëshmitarë të arritjeve të mëdha të Shqipërisë gjatë qeverisjes së maxhorancës aktuale. Ka arritje të padiskutueshme në luftën kundër krimit e korrupsionit; janë hedhur bazat e një zhvillimi të vrullshëm të ekonomisë, arsimit e kulturës; po rregullohet infrastruktura e po zhvillohet turizmi. Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës jo vetëm për shqiptarët që jetojnë jashtë por edhe për të huaj, turistë apo biznesmenë. Në Shqipëri janë ndërmarrë reforma të suksesshme të cilat mundësuan anëtarësimin në NATO dhe dorëzimin nga ana e qeverisë shqiptare të kërkesës për statusin e Shqipërisë si vend kandidat për BE. Një sukses shumë i madh është pajisja e shqiptarëve me letërnjoftime e pasaporta biometrike dhe krijimi i regjistrit të ri kombëtar elektronik. Këto arritje e shumë të tjera janë vlerësuar e konfirmuar jo vetëm nga shqiptarët e ndershëm, politikanë ose jo, brenda apo jashtë vendit, por edhe nga studiues e analistë të huaj. Këto arritje janë vlerësuar nga drejtues të shteteve të ndryshme në Evropë, Amerikë, Azi, Afrikë e gjetkë. Vlerësimi kulmoi me fjalimin e Presidentit Obama në Samitin e NATO-s me 4 prill 2009, ku Shqipëria u bë anëtare e kësaj Aleance, kur tha se Jam krenar për arritjet dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria këto vitet e fundit, të cilat mundësuan pranimin e saj në NATO. Vlerësime të tilla ka pasur edhe më pas gjatë vizitave që ka bërë kryeministri Berisha në Kinë, Francë, Çeki apo edhe gjatë vizitës që bëri këto ditë në Shqipëri kryeministri grek Karamnlis, e shumë e shumë personalitete të tjera. Për 18 vjet Shqipëria ka provuar disa ekipe qeverisëse por vetëm ky që drejton tani plotësoi kërkesat për anëtarësimin në NATO. Pra natyrshëm, çdo njeri normal, duhet të pohojë se merita kryesore për të realizuar dëshirat e popullit tonë për tu anëtarësuar në këtë Aleancë i takon PD dhe aleatëve të saj, natyrisht pa mohuar edhe rolin e faktorëve të tjerë politikë e shoqërore. Sali Berisha nuk është si Edi Rama që është i mbështjellur në korrupsion. Për përfitime personale z. Rama ka betonuar pjesën më të madhe dhe më të bukur të Tiranës dhe ka masakruar infrastrukturën e saj. Për të fituar pak kredibilitet në elektoratin e Shkodrës, Edi Rama arriti të nxisë shkrime në Kroaci e më pas në Shqipëri se gjoja shteti aktual ka bërë marrëveshje me atë kroat që të ndërtojë central bërthamor buzë liqenit të Shkodrës, madje doli një politikan Bakalli që për ta shmangur këtë katastrofë filloi të mbledhë firma kundër ndërtimit të centralit. O çfarë shpifje e naivitet!! Ai që ka sadopak njohuri për vepra të tilla e kupton se për ndërtime të tilla duhen ligje, duhen projekte e duhet një buxhet prej disa miliarda eurosh, e që të plotësohen të gjitha këto duhet vendim ndërkombëtar, që do të zgjasin jo më pak se gjashtë vjet.
Qytetarët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen se pajisja me dokumente e ofruar tani është detyrim shtetëror, politik e patriotik. Në asnjë vend nuk ka çmim kaq të ulët për kartat, prandaj duhet vlerësuar sakrifica e qeverisë për të rimbursuar vlerën reale të kartave. Nga ana tjetër qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se pa këto dokumente shqiptarët nuk mund të zhvillojnë zgjedhje të lira, transparente e të ndershme, nuk mund të pretendojnë për lëvizje pa viza në Evropë e aq më pak për tu anëtarësuar në të. Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen mirë e ti dallojnë qartë ata që duan ta pengojnë këtë proces thjesht për interesa të tyre personale e të mos përfillin kërkesat absurde të opozitës, por masivisht e sa më shpejt të pajisen me kartat e identitetit e të votojnë për Ata që po ndryshojnë Shqipërinë, për Ata që po rritin mirëqenien e sigurinë, që e futën Shqipërinë në NATO dhe po e çojnë me shpejtësi drejt BE, dhe të mos ushqehen me lugën bosh që u ofron opozita aktuale. Të gjithë duhet të binden se opozita aktuale është ish pozita e djeshme e korruptuar deri në grykë, është forca që me veprimet e saj po pengon ecjen përpara. Morali i kësaj force politike është çmoralizimi i të tjerëve dhe mashtrimi me qëllim që të fitojë me çdo kusht e me çdo mjet.