E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë dhe Shkrel, policia asgjëson 1598 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa,



Tiranë - Efektivat e Sektorit të Luftës kundër Krimit të Organizuar së Qarkut Gjirokastër dhe Shkodër kanë asgjësuar dje 1598 rrënjë bimë narkotike Cannabis sattiva. Policia nisi dje fazën operuese për shkatërrimin e parcelave të mundshme të kultivuara me bimë narkotike të cilat janë evidentuar gjatë fazës investiguese dhe konkretisht. Sipas policisë dje pasdite Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, gjatë një kontrolli të ushtruar në shtratin e lumit Bënçë të rrethit Tepelenë kanë evidentuar një parcelë të hapur rishtas të kultivuar me bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Parcela ndodhej në shtratin e Lumit Bënçë, në afërsi të fshatit Bënçë, në një zonë të pyllëzuar dhe ishte hapur rishtas për të kultivuar bimë Cannabis sattiva. Grupi hetimor ka konstatuar se në këtë parcelë ishin të mbjella 98 rrënjë bimë të dyshuara si Cannabis sattiva, të cilat varionin nga 70 deri në 90 centimetra të larta. Një pjesë e këtyre bimëve janë marrë në cilësinë e provës materiale dhe pjesa tjetër është asgjësuar në vend me anë të djegies. Ndërkohë policia ka shoqëruar tre persona nga Tepelena si autorë të dyshuar, por nga veprimet hetimore nuk ka rezultuar se këta persona nuk kishin lidhje apo dijeni për këtë vepër penale dhe për këtë arsye janë lënë të lirë. Po në këtë rrjedhë Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër ka bërë të mundur asgjësimin e 1500 rrënjë bimë Cannabis sattiva. Sipas policisë, Seksioni i Luftës kundër Drogës, është bërë e mundur që gjatë operacionit të zhvilluar me një ditë më parë në vendin e quajtur “Logu i Shtogut”, Komuna Shkrel, të identifikohen dhe asgjësohen, me anë të djegies, gjithsej 1500 rrënjë bimë me karakteristika të ngjashme të Cannabis sattiva. Policia bëri të ditur se bimët ishin të mbjella në katër parcela, me distancë të vogël me njëra–tjetrën, në një zonë të shpyllëzuar, pa pronar të ligjshëm. Në parcelën e parë u gjetën dhe u asgjësuan 190 rrënjë Cannabis sattiva, në parcelën e dytë 140 rrënjë, në parcelën e tretë 700 rrënjë dhe në parcelën e katërt 470 rrënjë të tilla. Bima kishte një lartësi prej 50-130 cm dhe policia, para procesit të asgjësimit me anë të djegies, u mori mostra për ekzaminimin e tyre në laboratorët përkatës.

Ministria e Brendshme: Aplikoni, karta e identitetit i vetmi dokument identifikimi

Tiranë – Ministria e Brendshme ka lëshuar një deklaratë për shtyp dje me anë të së cilës i bën thirrje qytetarëve të paraqiten pranë zyrave të aplikimit për tu pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportë biometrike. “Pas përfundimit me sukses të procesit të pajisjes me letërnjoftimin elektronik të qytetarëve që nuk dispononin një pasaportë, një proces ky në funksion të zgjedhjeve parlamentare, Ministria e Brendshme i bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë aplikuar deri më tani për letërnjoftimin elektronik të paraqiten pranë zyrave të aplikimit për tu pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike. Pajisja me kartën e identitetit është e domosdoshme që çdo qytetar të përfitojë shërbimet dhe realizojë marrëdhëniet me institucionet publike dhe ato private” thuhej në deklaratën e ministrisë së Brendshme. Sipas ministrisë së Brendshme, tashmë i vetmi dokument identifikimi do të jetë letërnjoftimi elektronik. Pajisja me pasaportën biometrike bëhet në të njëjtën procedurë dhe në të njëjtën zyrë aplikimi.

8 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›