E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, plagoset me armë zjarri një shtetas

Policia lokale bëri me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Flamur Bilali, 35-vjeç. Policia tha se ngjarja ndodhi kur 35-vjeçari shkoi tek banesa e një shtetasi me mbiemër Kërxhaliu, duke i konfliktuar me të.

Për pasojë, ai ka marrë armën duke e qëlluar Bilalin, duke i shkaktuar plagë në kraharor.

Menjëherë bashkëfshatarët e kanë transportuar të plagosurin në spitalin civil të qytetit, ku pas marrjes së ndihmës së parë është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës në gjendje mjaft të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa po punohet për ndalimin e autorit. /Start/

                                                                                             2012-04-18 17:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›