Ndalohen importet pa kod doganor

Vendimi u mor sot nga qeveria, e cila ndalon rreptësisht të gjitha produktet e importuara që nuk kanë kod doganor.
Pas diskutimit të vendimit “Për autorizimin e “AMA RECLYCLING” për importin e mbetjeve metalike të aluminit dhe bakrit, për qëllime riciklime”, Kryeministri Sali Berisha theksoi se janë vërën re se një seri artikujsh kanë qenë pa kod doganor.
Për këtë, Kryeministri i kërkoi Ministrit të Financave dhe Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave që të arrihet në një memorandum për të gjitha veprimet që duhet të kryejë dogana, për hyrjen e këtyre mbetjeve. Qeveria, theksoi Kryeministri, do ndalojë çdo lloj importi të atyre artikujve, pavarësisht përfshirjes në listën e gjelbër, që nuk kanë kod doganor. /Start/
2012-04-18 17:09