E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes, policet percillen per ne banesen e fundit

Ne Shen Meri te Kukesit zhvillohet sot ceremonia e varrimit e dy policeve qe humben jeten mbremjen e djeshme te vrare me arme zjarri. 

Dy policet Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila u qelluan nga Afrim Hasanaj.

Presidenti Bamir Topi dergoi nje mesazh ngushellimi familjeve te dy policeve ku shprehet se si President i Republikes, por edhe si qytetar, nxit te gjitha strukturat shteterore qe te vendosin sa me pare perpara drejtesise autorin e kesaj ngjarje qe tronditi mbare opinionin".

Nje mesazh eshte derguar edhe nga kryeministri Berisha i cili tha se inspektoret, Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila u martirizuan dje per te fituar pavdekesine, ne altarin e te reneve te kombit, i cili do t’u jete atyre perjete mirenjohes.

Ndersa ai qe shkrehu mbi ta zjarrin vdekjeprures, do te marre ndeshkim shembullor dhe te merituar, per aktin e tij makaber, thuhet ne mesazhin e kryeministrit.

Ngjarja e rende ndodhi mbremjen e djeshme ne Kukes kur dy policet qe ndodheshin me sherbim ne nje postobllok u qelluan nga afer me arme zjarri.

Kryesocialisti Rama ka kerkuar kapjen dhe nxjerrjen menjehere para drejtesise te autorit dhe ka ngushelluar familjet e dy policeve.

Autori i ngjarjes eshte identifikuar menjehere dhe ai eshte Afrim Hasanaj, nje person me precdenete penale i cili aktualisht eshte ne kerkim nga policia ne zonen e Kukesit ku eshte fshehur.

Drejtuesit e Policise se Shtetit kane aktivizuar ne aksionet e kerkimit forcat speciale dhe ato te RENEA-s.
 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›