Rruga Milot- Fushë Krujë, protestojnë banorët për shpronësim
Një ditë pas prerjes së shiritit për përurimin e rrugës Milot-Fushë Krujë nga kreu i qeverisë Sali Berisha, banorët e Laçit janë hedhur dje në protestë. Tek Kryqëzimi i Patokut, pikërisht në vendin ku u pre shiriti i aksit Milot-Fushë Kruje, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, banorët kërkojnë të shpronësohen.
Sipas tyre janë rreth 300 familje nga Laçi në Fushë Krujë që nuk janë dëmshpërblyer për shpronësimin e tokave që u zunë nga ndërtimi i rrugës. Një pjesë e mjeteve të firmës që po punon për ndërtimin e rrugës, janë bllokuar dje nga banorët duke mos vijuar punimet. Banorët që kanë dalë në protestë janë shprehur për Neës 24 se kanë kërkuar të protestojnë që ditën e djeshme gjatë vizitës së kryeministrit në Laç, por janë penguar nga përfaqësues të pushtetit vendor atje. Ndërkohë sot ata deklarojnë se do ti përshkallëzojnë protestat deri në bllokim të rrugës, në rast se qeveria nuk u jep të paktën një informacion se në cmënyrë do të dëmshpërblehen. Berisha erdhi dje si hajdut, preu një shirit dhe iku, ndërsa me shpronësimet tona nuk u morr askush", janë shprehur laçianët në protestë.