E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, policia: Dyshohet për blerje votash, ndalohet një person

KUKES – Policia e Kukësit ndaloi një person në Shishtavec, i cili dyshohet se u ka dhënë para banorëve të zonës, në këmbim të votës për Partinë Socialiste.

Mësohet se i ndaluari është shtetasi Hazir Kallabaku, i cili është babai i kryekomisionerit të PS-së në Shishtavec.

Sipas policisë, Kallabaku ishte nën hetim prej disa ditësh, ndërsa u kap sot në flagrancë duke blerë votat e banorëve të Shishtavecit.

Ndërkohë policia pasi kreu verifikimet e nevojshme e la të lirë Kallabakun, ndërsa hetimet vazhdojnë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›