Kukës, pranga 29-vjeçarit për armëmbajtje
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas informacioneve të fundit nga policia bëhet e ditur se në pranga ka përfunduar Besim Kordhaku, banues në fshatin Xhaferaj, Komuna Topojan në Kukës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën 29-vjeçarit, në fshatin Xhaferaj, është gjetur një pushkë e kalibrit 7.62 mm si dhe 10 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.