Kukës, rikthehen reshjet e borës

Prej tre ditësh në qytetin e Kukësit janë rikthyer reshjet e borës dhe ngricat, duke sjellë mjaft probleme jo vetëm në qarkullimin e automjeteve por edhe në bllokimin e disa komunave të thella. Komunat Ujmisht, Bushtricë, Grykë Cajë, Shishtavec, Zapod dhe Arren paraqesin mjaft veshtiresi dhe janë pothuajse të bllokuara. Akset nacionale janë të kalueshme, ndërkohë që në aksin Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë që probleme paraqiten edhe në auostradë ku janë krijuar shtresa akulli. Sipas stacionit Meteorologjik, temperaturat e natës së mbrëmshme kanë shënuar vlera tepër të ulëta deri në -8 gradë celcius duke ngrirë të gjithë borën dhe ujin e krijuar nga shkrirja e saj sidomos në rrugë. Drejtoria e rrugëve ka angazhur disa borëpastruese në rruge por kapacitetet janë tepër të vogla për të perballuar situatën. Ndërkohë disa shkolla nuk e kanë zhvilluar mësimin normalisht, për shkak të të ftohtit polar që po karakterizon Kukësin ditën e sotme. Deri në këto momente nuk juanë raportuar emergjenca, përveçse disa aksidente të vogla pa pasoja.