E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes rikthehet moti me debore

Rikthimi i motit të keq ka bërë që në qarkun e Kukësit, në veri të vendit, të rikthehen reshjet e dendura të dëborës.

Autoritetet lokale njoftojnë se trashësia e dëborës në qarkun verior ka arritur deri në 15 centimetra.

Sipas burimeve, dëbora ka shkaktuar probleme në akset lokale Kukës-Qafë Mali, Kukës-Krumë dhe Bajram Curri-Qafë Mali.

Ndërsa akset nacionale me probleme janë Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec dhe Krumë-Tropojë.

Ndërkohë, autostrada Kukës-Morinë është bllokuar nga bora dhe ngricat dhe mungesa e borëpastrueseve e bën të pamundur kalimin në të.

Burimet shtojnë më tej se të bllokuara janë edhe komunat Arren, Kalis, Grykë Caj, Ujmisht, Shishtavec dhe Zapod.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›