E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, rinis procesi mësimor

KUKES- Sot në qytetet e Kukësit dhe Krumës rinisi procesi mësimor i ndërprerë dy javë më parë si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës që përfshinë zonën verilindore. Duke e bërë të ditur kete, drejtori i drejtorisë rajonale të arsimit, Ylli Metalia, tha se, “fillimish ky proces po realizohet në qytetet e Kukësit e të Krumës e më pas do të shtrihet edhe në zonat rurale, ku gjithsesi ende ka problem me rihapjen akseve rrugore”. Për një proces normal të mësimit paraprakisht janë pastruar oborret dhe catitë e shkollave nga dëbora, ndërsa nxënësit për rifillimin e procesit mësimor janë informuar përmes medias lokale.

Mbyllja e sistemit arsimor ishte rrjedhojë e reshjeve të mëdha të dëborës dhe mbylljes së shumë akseve rrugore si dhe të akseve rrugore që lidhin fshatrat me njëri tjetrin.

Sot janë celur 2 shkolla të mesme dhe 5 shkolla 9 vjecare në qytetin e Kukësit dhe një shkollë e mesme dhe një shkollë 9 vjecare në qytetin e Krumës.

Në rrethin e Tropojës, sistemi arsimor vazhdon të mbetet ende i mbyllur deri në përmirësimin e situates në të gjithë rrethin ku ende ka zona të izoluara.

Pritet që brenda pak ditëve sistemi arsimor parauniversitar të hyjë në rrjedhën e tij normale të punës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›