E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vendoreve: Ti leme menjane perkatesite politike Eva Gjura

Pas Kukesit dhe Korces, kryeministri Berisha, ka vijuar takimet me shtabet e emergjences qe jane ngritur ne qarkun e Dibres. Per tu informuar me me hollesi, Berisha ka zhvilluar dje takime ne Peshkopi dhe ne Bulqize, ku eshte njohur mbi situaten me te fundit ne kete qark, me urgjencat shendetesore, gjendjen e rrugeve dhe furnizimin me ushqime te banoreve. Kryeministri ka pergezuar qeveritaret vendore, firmat private qe kane vene ne dispozicion te shtabit te emergjences mjetet e tyre per hapjen e rrugeve dhe vete banoret, per perkushtimin per perballimin e kesaj situate te veshtire. Kryeministri tha se vendi eshte i pergatitur per dimra te tille dhe se qeveria do te beje gjithcka per t'u ardhur ne ndihme banoreve te ketyre zonave, me synimin e pare, me te madh, shpetimin e jeteve njerezore duke i lene menjane perkatesise partiake, sepse bora i rrethon te gjithe njelloj. "Ne teresi, bashkepunimi ka qene i shkelqyer pavaresisht nga perkatesia partiake, por ndonje tek tuk e ka mbajtur Kasandra e se keqes, i cili mendoi se ra bora dhe 'mbine votat', si p.sh ate te Kalase se Dodes, me siguri e ka mbajtur kryetari i tij. Nuk themi se nuk ka veshtiresi, por ne kete rast behen gjithnje perpjekje si t'i zvogelojme dhe ne radhe te pare, si te parandalojme humbjet e jeteve, pasi kjo eshte me e cmuara. Me pas, pastaj demet e tjera me radhe. Por dua te them se rasti sporadik, i izoluar i Kalase se Dodes eshte i izoluar. Ne teresi, autoritet vendore kane qene ne krye, pa dallim dhe kjo eshte pergjegjesia, pasi bora nuk ben dallime ne qytetare partiake e jo partiake. Bora i rrethon te gjithe njelloj" eshte shprehur Berisha. Kryeministri u beri serish thirrje banoreve dhe qeveritareve vendore, per t'i kushtuar vemendje te vecante dy problemeve me serioze ne kete situate: pastrimit te cative te shtepive dhe ndertesave publike dhe rrezikun nga orteket. Lidhur me kete te fundit, Kryeministri kerkoi evakuimin e banoreve nga zonat qe njihen si zona me potencial per krijimin e ortekeve. "Dy jane problemet me te medha te debores: catite dhe orteket. Keto jane edhe rreziqet me imediate. Ndaj u bej thirrje kryepleqve dhe kryetareve te komunave te ketij qarku dhe te te gjitha qarqeve te tjera ta marrin me seriozitetin me te madh kete problem. Vleresoj faktin se disa banore ne komunen e Arrasit jane spostuar ne nje shkolle dhe duhet t'i furnizojme me te gjithe nevojat per jetese dhe ju beni listen per kete" eshte shprehur kryeministri.

Kryeministri: Dhame pergjigje te menjehershme per kapercimin e situates

Kreu i qeverise ka zhvilluar dje nje takim edhe me shtabin e emergjences ne Bulqize. Kryeministri tha se bashkepunimi midis autoriteteve vendore me qeverine qendrore dhe strukturat e emergjences, per perballimin e situates, ka qene i ngushte dhe shume i mire, vecanerisht ka rezultuar shume funksionale skema e aplikuar kryeplak-kryetar komune-shtabi lokal i emergjences-shtabi qendror i emergjences, edhe pse eshte vepruar ne terrene shume te veshtira. Kryeministri theksoi se emergjenca e krijuar nga kushtet e renda atmosferike te ketij dimri ishte nje prove e forte, pasi ne saje te mobilizimit dhe pergjegjesise se autoriteteve vendore dhe reagimit te qeverise qendrore u arrit t'i jepet pergjigje e shpejte situates se krijuar, ne radhe te pare, urgjencave shendetesore dhe te nxirren nga bllokimi pjesa me e madhe e 106 komunave dhe bashkive te mbuluara nga bora. Qeveria, tha Kryeministri, disponon cdo mjet per t'ju pergjigjur pa asnje veshtiresi te gjithe problematikes se krijuar nga emergjenca e bores apo te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›