21 vjet nga rrëzimi i bustit të Hoxhës, çelet pavioni i krimeve të komunizmit
Tiranë- Shqipëria përkujton sot 21-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, nga qytetarët shqiptarë që nën thirrjet E duam Shqipërinë si gjithë Europa i dhanë fund një regjimi të egër shtypës.
Si sot 21 vjet më parë shqiptarët të revoltuar nga regjimi komunist rrëzuan bustin e diktatorit Hoxha, në kuadër të revoltate popullore që kishin nisur për demokratizimin e vendit.
Në shkurt të vitit 1991 studentët hynë në grevë urie për të kërkuar më shumë të drejta dhe kushte më të mira. Ndër kërkesat më të guximshme për kohën ishte edhe kërkesa për heqjen e emrit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës.
Në përkujtimi të kësaj ditë historike për popullin shqiptar do të hapet sot ‘Pavijoni i Terrorit Komunist’ në Muzeun Kombëtar. Përmes dokumentëve, fotove dhe të dhënave nga sistemi i egër komunist do të shfaqet historia e shumë shqiptarëve që vuajtën deri në vdekje regjimin diktatorial të Hoxhës.
Shkrime të tjera me interes:
- Protesta festive, përkujtohet Enver Hoxha në Kanada Ndërkohë që protestat kundër vështirësive ekonomike dhe keq-menaxhimit të qeverive...
- Çelet ekspozita 150-vjet fotografi në Spanjë në GKA Janë imazhe nëpërmjet të cilave vjen Spanja gjatë 150 vjetëve....
- Shteti hesht përballë identifikimit të viktimave të komunizmit Tiranë- Eshrat e komunizmit meritojnë një emër, ndërkohë që rrëzë...