Bulku: Pesha e lirise, 21 vjet pas 20 shkurtit '91
Plot 21 vjet pas 20 shkurtit 1991 dites se shenuar kur u rrezua permendorja e diktatorit Enver Hoxha simboli i fundit i komunizmit, nje nga protagonistet kryesore te kesaj dite, Rajmonda Bulku, rrefen per "Koha Jone" momentet sesi u ndodh mes turmes kryeqytetase ate dite. Rajmonda Bulku, e cila sot eshte edhe deputet e Partise Demokratike tregon se ajo bashke me miqte e saj artiste iu bashkua turmes me 20 shkurt 1991, per te mbeshtetur studentet te cilet ishin ngujuar ne greve urie dhe perpos kushteve te tjera kerkon edhe heqjen e emrit te diktatorit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranes. Bulku tregon se pervec kerkesave ekonomike ne kerkesat e studenteve kishte dhe politike dhe banoret e kryeqytetit prej disa ditesh ishin solidarizuar me ta duke qendruar para godines ku ata ishin ngujuar ne griv dhe duke kerkuar me shume Liri dhe Demokraci. Sipas saj, sot pas 21 vitesh , keto fjale "Liri dhe Demokraci", nuk kane ndonje peshe kaq te madhe, por ne ato dite te ftohta shkurti, por te nxehta politikisht kishin nje peshe te madhe dhe mbanin ne kembe nje popull te tere. "Por sot pas 21 vitesh, - thote deputetja Bulku,- gjerat shihen ndryshe, tashme liria dhe demokracia jane pjese e pandare per shqiptaret prej dy dekadash dhe fale punes se palodhur te drejtuesve te vendit tashme Shqiperia ka shenuar hapa para dhe ka nje demokraci te konsoliduar". Bulku thote se "ne 21 vite me pare kishim nje enderr, te ishim te lire dhe nje vend demokratik, nderkohe qe sot pas 21 vitesh kjo enderr eshte e realizuar, tashme Shqiperia eshte nje vend ne NATO, levizim te lire ne mbare Europen, jemi nje shtet qe aspirojme per tu bere vend anetare i Bashkimit Evropian, jemi nje vend ku mendimet tona i shprehim te lire dhe bejme zgjedhje te lira".