E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Meta tradhtoi PS, Nano u distancua

Kreu socialist Edi Rama, tha dje se kreu i LSI-se, Ilir Meta, tashme eshte ulur ne prehrin e Sali Berishes dhe ashtu do te largohet bashke me te nga pushteti. Ndersa ish lideri socialist, Fatos Nano, u distancua nga selia roze, pasi shpalli ambicien per te qene president mbi palet. Keshtu i cilesoi dje Meten edhe Nanon kreu socialist Rama gjate nje interviste per portalin Express.mk te Maqedonise. Rama shpreh bindjen se opozita do te fitoje zgjedhjet e ardhshme, pa Nanon edhe Meten. Rruga jone eshte e qarte dhe e hapur drejt fitores se zgjedhjeve, pavaresisht tradhtise se madhe te Ilir Metes ndaj popullit opozitar dhe pavaresisht distancimit te Fatos Nanos nga jeta politike e Partise Socialiste.

Zoti Rama, Shqiperia po perballohet me shume sfida, perderisa ju thoni se ekonomia ngec kryeministri Berisha ekonomine shqiptare e barazon me ate gjermane. Cili eshte opinioni juaj?

Opinioni im eshte ai qe cituat ju ne pyetjen tuaj dhe realiteti eshte ai i familjeve shqiptare qe shpenzojne me shume se dje per te blere me pak se dje. Nderkohe qe kush fiton me pak leke paguan me shume taksa dhe kush fiton me shume leke paguan me pak taksa. Sot nje infermiere paguan me shume taksa se Doktori kryeminister. Dhe kjo eshte nje padrejtesi qe ne duam ta eliminojme duke vendosur nje sistem te drejte taksimi dhe duke bere qe familjet e zakonshme te kene me shume mundesi per te jetuar e me pak taksa per te paguar.

Nga analiste te njohur vendore dhe te huaj, eshte konstatuar se Partia Socialiste e Shqiperise do te fitoje zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qofshin ato te rregullta ose te parakohshme. Pajtoheni me kete?

Pajtohem plotesisht me kete, me kushtin qe zgjedhjet te mos vidhen sic u vodhen ne qershorin e vitit 2009 apo ne 8 majin e ketij viti ne Tirane.

Mendoni se kete rruge do ta veshtiresoje te qenit jashte PS-se, Nano dhe Meta?

Ilir Meta s'ka asnje lidhje me PS-ne e me socialistet a progresistet. Ai eshte ulur ne prehrin e Sali Berishes per te perfituar nga pushteti i dale me vota te vjedhura dhe do te qendroje ne ate preher deri kur te largohet bashke me Sali Berishen nga tryeza e qeverise se Shqiperise. Ndersa, Fatos Nano, ka shpallur ambicien per te qene nje President mbi palet pasi eshte distancuar me vullnetin e tij nga Partia Socialiste, per arsyet qe ka dhene edhe publikisht. Rruga jone eshte e qarte dhe e hapur drejt fitores se zgjedhjeve, pavaresisht tradhtise se madhe te Ilir Metes ndaj popullit opozitar dhe pavaresisht distancimit te Fatos Nanos nga jeta politike e Partise Socialiste.

Nga ana tjeter, ekziston nje teze logjike qe pushtetin dhe partine e Berishes ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pikerisht Meta do ta dobesoje dhe coje ne disfate, pas aferave korruptive te ketij te fundit?

Korruptimi i pushtetit te sotem nuk eshte veper e Ilir Metes, po ne radhe te pare e Sali Berishes. Disfata e tyre do te jete e merituar dhe e perbashket, sepse kane braktisur interesat kombetare e publike te shqiptareve, dhe e kane kthyer qeverine e Shqiperise ne nje ndermarrje fitimesh te paligjshme.

Cili eshte projekti qe PS do ua ofroje shqiptareve per ta ndryshuar kete gjendje ne te cilen gjenden?

Programi yne per nje Rilindje Shqiptare, eshte ne duart e publikut. Ne do ta detajojme ate bashke me njerezit ne cdo qytet e fshat dhe do ta bejme nje instrument te fuqishem te ndryshimeve per te cilat ka nevoje Shqiperia.

Subjekte politike dhe jopolitike ne Kosoves angazhohen per bashkimin e Kosoves me Shqiperine. A e mbeshtetni ju kete ide?

Per ne bashkimi i Shqiperise me Kosoven do te ndodhe nen qiellin e Evropes se Bashkuar. Integrimi i plote evropian i Shqiperise dhe Kosoves, eshte vete bashkimi i dy shteteve tona ne rrugen e re te Bashkimit Evropian.

Nese realizohet kjo, atehere cfare ndodh me shqiptaret e Maqedonise, Presheves etj. Integrimi i tyre parashikohet me dhenien e pasaportave dhe shtetesise se Shqiperise. A e mbeshtetni edhe kete ide?

Shqiptaret e Presheves, Maqedonise apo Malit te Zi, duhet te jetojne te lire e te respektuar ne trojet e tyre dhe ne duhet te bejme gjithcka per nje rajon ku pakicat jane ura lidhjeje mes shteteve e jo hendeqe vuajtjesh per njerezit si edhe arsye dasish ne rajonin tone.

Pas takimit tuaj me shqiptaret e Maqedonise u thyen shume mite per ju. Madje nga ato ka komente se zoti Rama qenka shume ndryshe nga qe kemi degjuar. Kujt i eshte dashur te mbjelle nje mit negativ tek shqiptaret jashte Shqiperise per Ju?

Sali Berishes.

Cili do ishte vleresimi juaj per eksponentet politike shqiptare ne Maqedoni, Ali Ahmeti, Menduh Thaci dhe Rufi Osmani?

I respektoj si miq, si udheheqes te shqiptareve, si njerez me pasion e vullnet politik per te permiresuar jeten e shqiptareve te Maqedonise ne kuadrin e nje perpjekjeje te perbashket per nje Maqedoni qe nuk mundet t'i trajtoje kurrsesi shqiptaret si qytetare te dores se dyte.

Mendoni se partia e zotit Ahmeti, e cila eshte pjese e qeverise se Maqedonise punon mjaftueshem per shqiptaret?

Une nuk kritikoj kurre ne publik zgjedhjet sovrane te udheheqesve e te subjekteve politike shqiptare kudo ku veprojne. Ali Ahmeti, eshte nje shqiptar i mire, nje burre i mencur dhe nje politikan me pervoje tanime. Une i besoj Ali Ahmetit, sepse jam i bindur qe ai nuk do t'i tradhtonte kurre interesat shqiptare per shkak interesash politike te momentit.

Cili eshte opinioni juaj per partite opozitare shqiptare PDSH-ne e zotit Thaci dhe RDK-ne e zotit Osmani?

Menduh Thacin e kam mik po ashtu. Ka luftuar shume per shqiptaret dhe ka pasur fatin e madh te kete prane vetes nje mentor gjenial si Arben Xhaferri. PDSH-ja eshte nje opsion i pazevendesueshem per te cuar perpara punet e shqiptareve te Maqedonise dhe Menduh Thaci eshte nje udheheqes i forte i saj, tek i cili une kam shume besim.

Jeni te mendimit qe spektri politik shqiptar opozitar ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, here pas here duhet te zhvilloje takime te perbashketa per te koordinuar politiken kombetare?

Pse jo! Ne keto vite, shqiptaret dhe partite e tyre, me gjithe pengesat apo dobesite, kane bere shume per ta perparuar ceshtjen e lirive, te drejtave, sovranitetit te faktorit shqiptar. Por padyshim edhe me shume mund te bejme dhe mund ta bejme vetem se bashku. Destan Jonuzi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›