Kukës, rritet interesi për kontrollin shëndetësor

Gjatë këtij viti interesi për kontrollin shëndetësor në qarkun Kukës është rritur. Sipas të dhënave në këto 10 muaj janë realizuar 5800 kontrolle.
Në këto 10 muaj check up është kryer në masën 111%, thotë për RTSH Hasan Halilaj drejtor i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.
Sipas tij interesi po vjen gjithnjë duke u shtuar. Banorët po ndërgjegjësohen falë dhe punës bindëse të personelit shëndetësor.
Kontrollet mjekësore prej disa viteve kryhen falas në qarkun Kukës. Ato realizohen per grupmoshat 40-70 vjeç, thuajse në çdo qendër shëndetësore, ndërsa në çdo rast tjetër është makina lëvizëse që shkon edhe në fshatrat më të largët.
Gazetare B. Gërmizi
/ rtsh /