"Falja e gjakut", filmi mbërrin në kinematë botërore

Në datë 17 shtator, në kinematë e Shqipërisë do të shfaqet premierë filmi “Falja e Gjakut”. Ky film me regjit të Joshua Marstorm dhe skenografi të Adaminon Muratajt, rrëmbeu çmimin "Ariun i Argjendë", në festivalin e filmit të Berlinit. filmi fokusohet në pasojat e gjakëmarrjes mbi brezin e ri dhe tregon sfidat në luftën mes moderns dhe së vjetrës.
Në një konferencë për mediat, skenaristi Andamion Murati u shpreh se janë përpjekur që të jenë sa më autentikë. E ndërsa, Sindi Lacaj aktorja e re protagoniste, e cila interpreton rolin e Rudinës për pjesën e saj, shprehet se nuk ka ndeshur shumë vështirësi në interpretim. E ndërsa Tristan Halilaj i cili interpreton rolin e Nikut, djalit të vrasësit theksoi se në film, i është lejuar edhe të improvizojë.
Falja e gjakut, i zhvillon ngjarjet në një fshat të Shkodrës. Niku dhe Rudina janë dy adoleshentë, të cilët bëjnë një jetë të zakonshme. Jeta e tyre merr një kurs të papritur, ku babai i tyre akuzohet për vrasje, dhe meshkujt e familjes së tyre ngujohen dhe gratë punojnë për të mbajtur familjen.