Krasniqi Pro zgjerimit te koalicionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së këtij institucioni, se anëtarët e koalicionit qeveritar nuk kanë ndërmend ta braktisin atë.
Deklaratën e tij, Krasniqi e bëri pasi u pyet nga gazetarët lidhur me mundësinë e hyrjes së partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion, gjë për të cilën kryeparlamentari nuk u shpreh kundër.
“Partnerët e koalicionit nuk kanë ndërmend të largohen. Ndërsa hyrja e një subjekti tjetër vetëm sa do ta përforconte koalicionin qeverisës”, ka deklaruar Krasniqi.
Zërat për një bashkim të AAK-së me koalicionin qeverisës të drejtuar nga Partia Demokratike e Kosovës filluan të qarkullojnë pas një vizite që ambasadori amerikan Christopher Dell zhvilloi para pak ditësh në selinë e AAK-së.
Media të ndryshme kosovare raportuan se Dell i sugjeroi partisë opozitare që të zërë vendin e PD, parti me parime fetare, e cila ka shprehur pakënaqësi ndaj koalicionit aktual.
Ndërkohë, në mbledhjen e së martës të kryesisë u caktua mbledhja e Kuvendit në datat 22 dhe 23 shtator, në të cilën do të diskutohet edhe projektligji për qendrën historike të Prizrenit.
Projektligji në fjalë u kthye pak kohë më parë tek qeveria e Kosovës, pas kundërshtimit të lëvizjes Vetëvendosje, e cila e cilësoi atë si një tallje me Kuvendin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosove, dogana asgjëson mallra false
Dogana e Kosoves asgjesoi sot mallra te falsifikuara me vlere rreth 7 mije euro. Mallrat, kryesisht tekstile dhe ora dore qe mbanin logot e markave me te njohura boterore u shkaterruan sepse sic thane autoritetet doganore ato perbejne shkelje te se drejtes se autorit. Plani i qeverisë për doganat në veri
Pas aksionit policor të Qeverisë së Kosovës më 25 korrik për marrjen e pikave doganore 1 dhe 31, tani është në përfundim edhe përgatitja e planit për fillimin e rifunksionalizimit të këtyre pikave.
Nigeria njeh pavarësinë e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli në kuadër të turneut të tij lobues në kontinentin e Afrikës ka arritur të sigurojë një tjetër njohje të pavarësisë së Kosovës. 16 shtator, shteti sërish në veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi paralajmëroi se në ditët në vijim veriu do të përfshihet nga protestat e grupeve të ndryshme të qytetarëve serbë. Egjipti do njohë së shpejti Kosovën
Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, i cili këto ditë po viziton Kajron, ka deklaruar se ka marrë premtim nga Egjipti se do të njohë së shpejti pavarësinë.
Lajmet kryesore
"ACR e krijuar nga njerëzit e Genc Rulit"
PS akuza të forta për korrupsionin në Bulqizë
Berisha: Rezolutë për integrimin
Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
BB: Shqipëria, më e korruptuara