E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, shënohet temperatura rekord, arrin -20

Sinoptikanët bëjnë të ditur se gjatë natës në Kukës, temperatura ka shënuar 16 gradë nën zero, ndërsa në zonat malore ka shënuar -20 gradë Celsius. Për pasojë tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë 

KUKES -Gjatë natës së mbrëmshme, është shënuar temperatura rekord në rrethin e Kukësit. Sinoptikanët bëjnë të ditur se gjatë natës në Kukës, temperatura ka shënuar 16 gradë nën zero, ndërsa në zonat malore ka shënuar -20 gradë Celsius. Për pasojë tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë, duke vështirësuar furnizimin me ujë të pijshëm për banorët. Punonjësit e ujësjellësit kanë vepruar me mjetet rrethanore për të bërë të mundur shkrirjen e akullit në tubacione, për të furnizuar me ujë qytetin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›