E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, tre raste të dyshuara me virusin A/H1N1

Rastet e dyshuara i përkasin moshës nga 1 në 30 vjec, të gjithë banorë të Kuksit. Mjekët kanë bërë izolimin e të dyshuarve, ndërsa mostrat e analizave janë dërguar në Tiranë e më pas drejt laboratorit rumun, prej nga pritet përgjigjia. 

KUKES- Në qarkun e Kuksit janë tre raste që konsiderohen si të dyshuar me virusin A/H1N1, ose sic njihet ndryshe me gripin e derrave. Rastet e dyshuara i përkasin moshës nga 1 deri në 30 vjec, të gjithë banorë të qytetit të Kuksit. Mjekët kanë bërë izolimin e të dyshuarve, ndërsa mostrat e analizave janë dërguar në Tiranë e më pas drejt laboratorit rumun , prej nga pritet përgjigjia.
Këto janë rastet e para të dyshuara për qarkun e Kuksit që kur virusi A/H1N1 u shfaq në vendin tonë, ndërkohë që deri tani jane konfirmuar 30 raste.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›