Pas apelit në News24, strehim për familjen e varfër
Pas apelit në televizionin News24, qeveria akordon një fond për blerjen e shtëpisë për familjen e varfër të Adem Gecit në Levan të Fierit. Familja e ardhur nga veriu jetonte prej vitesh në Fier pa asnjë mundësi strehe dhe punësimi.
FIER- Familja e varfër me 5 fëmijët jetimë në Levan të Fierit do mundet të strehohet. Gjithcka është mundësuar falë një fondi të akorduar nga qeveria për blerjen e një banese të përshtatshme për 7 anëtarët e familjes së Adem Gecit.
Ndërsa babai I këtyre fëmijëve vazhdon të qëndrojë për kurim në spital, bashkëshortja e tij e cila kujdeset për ta nuk harron të falenderojë të gjithë ata që e ndihmuan ndërsa kërkon që shtëpia të blihet sa më shpejt.
Apeli i kësaj familje të ardhur nga veriu që jeton prej vitesh në skamje dhe pamundësi për tu strehuar, nisi disa javë më parë në News24. të parët që reaguan ishin emigrantë shqiptarë dhe komuniteti i zonës, të cilët nuk nguruan të japin ndihmën e tyre modeste.
(e.n/News24/BalkanWeb)