Kukës, vdes edhe një prej të plagosurve në aksident

Në këtë mënyrë, numri i të vdekurve nga aksidenti ku u përfshinë 3 automjete shkon në dy. Fatmirësisht, raportohet se gjendja e tre të plagosurve të tjerë është jashtë rrezikut për jetën.
Në aksidentin e ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së sotme ka humbur jetën në vend shoferi i njëri prej automjeteve, 52-vjeçari Besnik Parllaku.
Osman Velaj u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin civil të qytetit të Kukësit, por megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk u arrit t’i shpëtohej jeta.
Automjeti që është bërë shkak për aksidentin ka qenë duke ardhur nga komuna Shishtavec në drejtim të Kukësit dhe drejtohej nga viktima e parë, Besnik Parllaku, ndërsa është përplasur me automjetin që drejtohej nga viktima e dytë, Osman Velaj që bashkë me një mjet tjetër të përfshirë në këtë përplasje udhëtonin drejt Morinit.
Shkak për këtë aksident mendohet se është bërë humbja e kontrollit të automjetit nga ana e viktimës./Start/
2012-07-14 16:03