KiE: Po monitorimit te zgjedhjeve
Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, i eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses se qeverise shqiptare per te monitoruar organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale te 8 majit. Nepermjet nje shkrese zyrtare, Sekretari i Pergjithshem Andreas Kiefer, ka falenderuar ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto per ftesen dhe e informon se KALR i KE-se ka vendosur te dergoje nje mision parazgjedhor dhe nje mision per vezhgimin e zgjedhjeve te 8 majit 2011, me anetare te Kongresit. Qeveria shqiptare ka ftuar zyrtarisht Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te KiE-se dhe OSBE/ODIHR per te derguar mision vezhgimi sa me te gjere, me qellim sigurimin e transparences maksimale te procesit zgjedhor ku roli i ketyre organizatave te specializuara eshte vendimtar ne certifikimin e standardeve zgjedhore. Nderkohe qe qeveria shqiptare zyrtarisht dhe ne menyre te vazhdueshme i ka kerkuar organizatave nderkombetare si OSBE, Keshilli i Evropes dhe partnereve te tjere nderkombetare angazhimin maksimal te vezhgueseve duke siguruar nga ana tjeter vullnetin e plote te qeverise shqiptare per te kontribuar ne arritjen e standardeve me te larta zgjedhore te percaktuara nga Keshilli i Evropes dhe OSBE. Keshtu, me 11 janar, Sekretari i Pergjithshem i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale (KALR) te Keshillit te Evropes, i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se qeverise shqiptare qe KALR i KiE-se te dergoje nje mision vezhgimi per zgjedhjet e 8 majit 2011. Duke plotesuar ne kete menyre dhe nje nga kerkesat me te medha te qeverise shqiptare, por dhe tere politikes shqiptare qe zgjedhjet vendore te 8 majit te jene nen nje monitorim te plote dhe te gjithanshem, ne menyre qe te shuhen te gjithe zerat tashme qe i kundervihen zgjedhjeve dhe kontestojne rezultatin e tyre. Mesohet se Keshilli i Evropes do te dergoje dyfishin e monitoruesve vezhgues te zgjedhjeve vendore, me qellimin e vetem mbulimin e tere territorit te vendit, pra te gjitha komisioneve vendore me vezhgues nderkombetare, ne menyre qe te evidentojne gjithcka qe nuk shkon mire me zgjedhjet, por dhe qe te sherbejne si nje presion ndaj te gjithe atyre personave, qe ne ndonje rast kane ne koke idene e abuzimit neper qendrat e votimit apo krijojne idene se mund te abuzohet. Ne kete menyre KiE eshte dhe institucioni i pare qe ka konfirmuar pergjigjen pozitive ndaj qeverise shqiptare per dergimin e vezhguesve dhe me konkretisht per nje numer shume te larte vezhguesish.