Rikthehet kombesine shqiptare per 72 persona
TIRANE - Fushata e Keshillit te Larte te Drejtesise iniciuar keto dite nga nenkryetari Kreshnik Spahiu, ka ndikuar ne rimarrjen e kombesise shqiptare. Vetem dje, 72 shtetas ne Leskovik, te cilet kishin nderruar kombesine e kane rimarre ate. Behet e ditur se Gjykata e Shkalles se Pare ne Korce, dje iu riktheu kombesine shqiptare 72 personave nga bashkia e Leskovikut, te cilet kishin marre kombesi greke ne menyre te paligjshme, vetem duke paguar nje punonjes te gjendjes civile te Leskovikut. Gjykata gjeti parregullsi ne regjistrat e gjendjes civile dhe denoi keshtu me burg Filip Kocollarin, i cili duke u favorizuar nga detyra e tij si punonjes i gjendjes civile, kundrejt parave iu falsifikonte dokumentet dhe u kishte nderruar kombesine 72 personave ne Leskovik.
***
Ndryshimet e kombesise kane detyruar KLD-ne te vendose ngritjen e nje grupi pune per inspektimin e dosjeve ne gjykatat e vendit. Numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu deklaroi dje, se u vendos realizimin e nje inspektim te perbashket tematik, midis Inspektoratit te Keshilli te Larte te Drejtesise dhe Drejtorise se Inspektimit prane Ministrise se Drejtesise, ne lidhje me gjykimin e ceshtjeve civile, me objekt ndryshimin e kombesise ne Gjykatat e Shkalles se Pare dhe Gjykatat e Apelit. Shkak i ketij inspektimi jane te dhenat e bera publike ditet e fundit, si edhe nga shqetesimet e parashtruara nga disa kryetare te gjykatave, sidomos ne jug te vendit, ne lidhje me numrin ne rritje te ceshtjeve per ndryshim kombesie. Spahiu sqaroi se inspektimi do te fokusohet ne ato momente, te cilat mund te kene krijuar probleme ne zbatimin praktik te ligjit material dhe procedural. Keshtu ne qender te vemendjes se punes nga Inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Ministrise se Drejtesise do te jete evidentimi i vendimeve te cenuara nga gjykatat me te larta dhe shkaqet e cenimit te tyre. Po ashtu, grupi i inspektoratit te perbashket do te verifikoje ndertimin e rregullt te ndergjyqesish ne gjykimin e ceshtjeve me objekt ndryshim kombesie, kryesisht per te verifikuar nese ceshtjet jane shqyrtuar me kerkese apo me padi. Problemi i trete qe do te jete ne vemendje te grupit te inspektimit, jane ato me karakter procedural, qe mund te hasen ne zbatimin e dispozitave urdheruese te ligjit procedural e material, e qe mund te perbejne shkelje disiplinore apo parregullsi te tjera ne zbatimin e ligjit. Gjate diskutimit per kete ceshtje, kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, shprehu gatishmerine per te vene ne dispozicion te Keshillit, te gjitha vendimet gjyqesore te Gjykates se Larte, me objekt ndryshimin e kombesise, ku nder te tjera jane konstatuar shkelje te Gjykatave te Shkalles se Pare dhe te Apelit, mbi zbatimin e legjislacionit perkates procedural dhe material. Inspektimet do te zgjasnin nje periudhe kohore prej 6 muajsh, por duke pare se ishte kohe shume e gjate, keshilli vendosi qe ky inspektim te kryhet per 2 muaj. Rezultatet qe do te dalin nga inspektimi te te gjitha dosjeve te mberritura ne Gjykaten e Larte per ceshtjet e kombesise, por edhe ne gjykatat e tjera te vendit do te behen publike. Ceshtja e kombesise, perfundoi dy dite me pare ne Gjykaten Kushtetuese. Kryetari i Gjykates se Sarandes, Alltun Cela coi, per interpretim ne Kushtetuese ligjin per "Gjendjen civile" ku perdoret termi kombesi. Cela ne objekt kerkesen e tij te drejtuar Gjykates Kushtetuese kerkon "shpallja si te papajtueshem me nenet 19 e 20 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise te termit "kombesia". Sipas Celes, ne ligjin numer 10129, te dates 11 maj te vitit "Per gjendjen civile" elementi "kombesi" eshte percaktuar si element perberes i gjendjes civile te nje shtetasi shqiptar duke detyruar ne kete menyre cdo shtetas qe te deklaroje kombesine e tij, e cila detyrimisht duhet te perfshihet si element perberes i gjendjes civile.
KLD: Inspektim dosjes "Gerdeci"
Keshilli i Larte i Drejtesise, ne mbledhjen e djeshme, i kushtoi nje vemendje te vecante administrimit te procesit penal, ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Gerdec. Keshilli analizoi disa prej faktoreve kryesore, qe kane ndikuar ne ecurise e ketij procesi, me pasoje shuarjen e masave te sigurimit "arrest ne burg", per te pandehurit ne kete ceshtje. Kryetari i gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, Artan Zeneli, ishte i pranishem ne kete seance, i cili informoi anetaret e Keshillit, ne lidhje me masat administrative qe jane marre, ne funksion te realizimit te ketij procesi, brenda afateve te arsyeshme ligjore. Ne perfundim te diskutimeve, u vendos me unanimitet realizimi i nje inspektimi te perbashket midis inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Drejtorise se Inspektimit prane Ministrise se Drejtesise, ne lidhje me evidentimin e problematikave me pasoje zvarritjen e gjykimeve dhe adresimin e tyre ne rruge institucionale. Keshilli vendosi qe inspektimi do te konsistoje ne evidentimin ne aspektin organizativ te proceseve gjyqesore, respektimin e procedurave ligjore, respektimin e afateve procedurale, vleresimin e kostove financiare te procesit.