Kukës, vret gruan me tre plumba
Një 38-vjeçare është qëlluar për vdekjen me armë zjarri nga burri i saj, i cili ishte me probleme mendore. Ngjarja ka ndodhur në Kolloz të Kukësit.
Irfan Biba, 45-vjeç mësohet se ka qëlluar me tre plumba me armë të tipit kallashnikov pas një grindje të çastit.
Viktima është Arze Biba, 38 vjeç, nënë e tre fëmijëve. Policia ka arrestuar 45-vjeçarin pas gjashtë orë ndjekje. /F.S/