E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur, 65-vjeçari i humbur

Një 65-vjeçar nga malet e Bugjonit në Pukë është gjendur i pajetë mbrëmjen e së shtunws. Viktima ishte denoncuar i zhdukur nga familjaret e tij që ditwn e enjte, por policia e Pukës ka nisur kërkimin e tij vetëm pas 48 orësh, pasi sipas saj ashtu e parashikon ligji. Sipas familjarëve, 65-vjeçari Ndue Marku kishte dalë për të kullotur bagëtinë, por nuk është kthyer më në banese. Të shqetësuar për fatin e të afërmit të tyre, ata kanë lajmëruar policinë e Pukës e cila pasi ka shqyrtuar këtë rast, ka nisur kërkimet.

Nga hetimet paraprake dyshohet se bariu Marku ka rrëshqitur në akull dhe për pasoje ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Burime të policisë së Pukës bëjnë të ditur se në zonën ku është gjetur 65-vjeçari ka ende bore që arrin deri në 90 cm trashësi dhe prezencë të madhe të akullit.

Ndonëse nuk e ka thënë fjalën e saj të fundit, ekspertiza ka dalë në konkluzionin paraprak se bariu pasi ka rrëshqitur ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa kontrollin mund ta ketë  humbur si pasojë e të ftohtit dhe temperaturave të ulëta që kanë shoqëruar gjatë darkës zonën, e përforcuar edhe nga errësira. Arsyeja e qëndrimit të tij deri në orët e vona për të kullotur bagëtitë nuk dihet por mendohet se atë mund ta ketë zënë gjumi dhe kur është zgjuar, i trembur ka tentuar të shpejtojë   kthimin në banesë dhe ka rrëshqitur. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›